VIDEO/ Gafa trashanike e gjyqtarit Myrtja, shikoni çfarë penalltie i ka mohuar Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2018 | 22:56

VIDEO/ Gafa trashanike e gjyqtarit Myrtja, shikoni çfarë penalltie i ka mohuar Lushnjës

Kukësi mposhti Lushnjën me rezultatin 2-1, por performanca e gjyqtarit Indrit Myrtja la për të dëshiruar. Në minutën e 2-të, Sefa pengohet dukshëm në zonë nga portieri Frashëri, por gjyqtari kryesor, i ndodhur shumë pranë aksionit, i ka shokuar të gjithë duke ndëshkuar me karton të verdhë kapitenin e Lushnjës për simulim.

Sefa

Një gafe e pafalshme kjo e gjyqtarit Myrtaj, i cili vazhdon të gabojë në mënyrë të vazhdueshme, duke treguar edhe njëherë që klasa e arbitrave është më e dobëta dhe vazhdon të befasojë me vendimet e saj, duke u bërë protagoniste në mjaft ndeshje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"