VIDEO/ Gafa qesharake e portierit të Frajburgut që i hapi rrugën përmbysjes së Dortmundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 13:18

VIDEO/ Gafa qesharake e portierit të Frajburgut që i hapi rrugën përmbysjes së Dortmundit

Një gafë qesharake u regjistrua në sfidën e vlefshme për javën e dytë të Bundesligës gjermane mes Frajburgut dhe Borusias së Dortmundit, duel ky që përfundoi me rezultatin 1-3 në favor të verdhezinjve.

portieri i frajburg

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 35-të, teksa goli i barazimit do të vinte në minutën e 77-të nga ana e 18-vjeçarit, Gitens. Një goditje tërësisht pa pretendime prej tij do të përfundonte në rrjetë nga gafa e portierit të Frajburgit, i cili as vetë nuk iu besoi syve duke vendosur duart në kokë. Ky moment i gafës së gardianit Fleken është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"