VIDEO/ Gafa e Ter Shtegen me daljen në mesfushë, Atletiko mposht Barcelonën dhe siguron fitoren e 6 radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 23:50

VIDEO/ Gafa e Ter Shtegen me daljen në mesfushë, Atletiko mposht Barcelonën dhe siguron fitoren e 6 radhazi

Atletiko Madridi ka mposhtur Barcelonën me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në La Liga.

ter shtegen

Një gabim i portierit Ter Shtegen në minutën e 48’ të pjesës së parë, i ka kushtuar me humbje skuadrës katalanase. Portieri gjerman bëri një dalje “alla Nojer” në mesfushë, teksa nga kjo përfitoi Karrasko, i cili pasi e kaloi portierin ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.

Këtë avantazh të arritur skuadra e Simeones e mbrojtësi gjatë gjithë pjesës së dytë, ku Barcelona kishte shumë raste por pa sukses. Një fitore kjo që e dërgon Atletikon në kuotën e 20 pikëve, po aq sa Sociedadi i vendit të parë, ndërsa Barcelona mbetet në vendin e 10 me 11 pikë. Kjo është fitorja e 6-të radhazi në kampionat për skuadrën e Simeones.

FT: ATLETIKO MADRID – BARCELONA 1-0

Karrasko 47′

FORMACIONET ZYRTARE:

ATLETIKO MADRID: (4-4-2) – Oblak; Tripier, Saviç, Gimenez, Hermoso; Jorente, Koke, Saul, Karrasko; Korrea, Zhoao Feliks. Trajner: Diego Pablo Simeone

BARCELONA: (4-2-3-1) – Tër Shtegen; Roberto, Pike, Lengle, Alba; Pjaniç, De Jong; Dembele, Mesi, Pedri; Grizman. Trajner: Ronald Kuman

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"