VIDEO/ Gafa e portierit të Mançester Junajtid, shikoni çfarë goli pëson në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 21:00

VIDEO/ Gafa e portierit të Mançester Junajtid, shikoni çfarë goli pëson në Ligën e Europës

Portieri i Mançester Junajtid, Romero ka bërë një gabim që i ka kushtuar gol skuadrës së tij në ndeshjen në transfertë kundër Klub Bryzh, e vlefshme për Europa League.

Romero

32 vjeçari argjentinas tentoi të ndërpriste një aksion të kundërshtarit në minutën e 15-të, mirëpo dalja e gabuar rezultoi fatale sepse 22 vjeçari Nigerian Emanuel Denis realizoi një parabol.

Kjo dalje e nxituar solli një tjetër rezultat jo shumë të kënaqshëm për “Djajtë e Kuq”, barazim 1-1, duke iu bashkangjitur kështu paraqitjeve jo fort të mira në kampionat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"