VIDEO/ Gafa e portierit në Champions, shmang goditjen e këndit, por fal penalltinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 22:18

VIDEO/ Gafa e portierit në Champions, shmang goditjen e këndit, por fal penalltinë

Një gafë e portierit të PAOK, në ndeshjen kualifikuese që po luan në Champions League ndaj Benfikas, po bën xhiron e gjithë rrjeteve sociale.

409971_TS_29-08-18_9963280053_

Pas një topi të kthyer nga shoku i ekipit, portieri Pasçalakis mundohet të shmangë daljen e topit në goditje këndi, ia del, por nuk llogarit kundërshtarin që po ndiqte aksionin, i cili ia rrëmben topin, dhe shkon për të goditur drejt portës së boshatisur.

Portieri nuk ka çfarë të bëjë tjetër, dhe i shkakton penallti, e cila më pas shndërrohet në gol nga Salvio.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"