Postuar: Nëntor 3, 2022 | 21:27
VIDEO/ Gafa e pafalshme e portierit të Lacios, pasardhësi i Strakoshës bëhet qesharak në Ligën e Europës
Lacio është eliminuar nga Liga e Europës duke përfunduar në Konferencë Ligë dhe fajtori kryesor për këtë është portieri Provedel. Pasardhësi i Strakoshës në portën bardhekaltër është bërë qesharak mbrëmjen e sotme.
Ai ka bërë një gafë të pafalshme në përballjen me Fejnord.
Në minutën e 64-t, Provedel lëvizi përpara për të ndalur futbollistin e skuadrës holandeze. 28-vjeçari vendos duart përpara për të kontrolluar topin, por përfundon mes këmbëve të tij. Gimenez përfiton nga kjo situatë dhe arrin të shënojë në portën e Lacio-s.
Provedel??? 💀pic.twitter.com/bTIV7LeuJo
— GonçaloDias17 (@goncalo_diass17) November 3, 2022
PANORAMASPORT.AL
