VIDEO/ Gafa e gjyqtarit anglez në Champions! Përjashton nga loja futbollistin me vetëm një karton të verdhë, por më pas…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2021 | 23:38

VIDEO/ Gafa e gjyqtarit anglez në Champions! Përjashton nga loja futbollistin me vetëm një karton të verdhë, por më pas…

Një episod qesharak u regjistrua në sfidën e Champions-it, mes Dinamos së Kievit dhe Benfikës, ku protagonist u bë gjyqtari anglez Antoni Tejlor.

taylor-780x439

Veprimi i tij është duke bërë xhiron e rrjetit. Anglezi rrëmbeu skenën, me një gabim të tijin, teksa video u bë virale në rrjetet sociale.

42-vjeçari, i cili gjykon në Ligën Premier për 10 vjet, i dha gabimisht  në minutën e 80-të, lojtarit të Dinamos së Kievit, Garmash, kartonin e dytë të verdhë dhe e përjashtoi me të kuq, edhe pse ai nuk kishte marrë karton më herë gjatë gjithë ndeshjes.

Gramash u habit nga vendimi i gjyqtarit, teksa u përpoq t’i sqaronte që ai ishte kartoni i parë i verdhë që po merrte. Tejlor më pas u kthjellua, teksa e tërhoqi vendimin e tij, teksa lojtari vijoi lojën normalisht. Sfida mes Dinamos së Kievit dhe Benfikës u mbyll në barazim pa gol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"