VIDEO/ Gafa e francezëve në konferencën për shtyp, Umtiti “shartohet” me Pogbanë

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Korrik 12, 2018 | 19:10

VIDEO/ Gafa e francezëve në konferencën për shtyp, Umtiti “shartohet” me Pogbanë

Tek Franca duket se janë të qetë para finales me Kroacinë. Të qeshur duken edhe në konferencën për shtyp para ndeshjes. Teksa para gazetarëve ishte Samuel Umtiti, si dhe zëdhënësi për shtyp i kombëtares franceze, ky i fundit bëri një lapsus.

umtiti

Në vend që ta prezantonte para gazetarëve Samuel Umtitin, ai i ngatërroi emrin duke e “shartuar” me Pol Pogban, dhe në fund prodhoi emrin “Pol Pogba”. Umtiti e kaloi me të qeshura këtë episod, dhe me shaka u çua duke bërë si i fyer nga ky rast. Pastaj zëdhënësi ftoi Umtitin, me emrin Samuel Pogba. Ky episod shkaktoi të qeshura në sallë.






www.minuta90.com