Postuar: Shkurt 1, 2023 | 21:54
VIDEO/ Gabon Marash Kumbulla, Kremoneze shtang Romën në pjesën e parë
Roma dhe Kremoneze janë duke u përballur prej orës 21:00 në “Olimpico” në duelin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë. Kryeqytetasit e Zhoze Murinjos janë padyshim favoritë absolutë në letër, teksa do të kërkojnë një biletë në gjysmëfinale.
Tekniku portugez i ka besuar vendin e titullar në këtë duel, mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, që do të formojë treshen së bashku me Ibanjez dhe Mançinin. Ndryshime edhe në repartin ofensiv, teksa sulmi i është besuar Belotit.
HT: ROMA – KREMONEZE 0-1
Desers 27′ (p)
GOLI I SHËNUAR ME PENALLTI NGA KREMONEZE: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL
