VIDEO/ Gabimet e Lukakut eliminojnë Belgjikën, Kroacia vazhdon rrugën në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 22:22

VIDEO/ Gabimet e Lukakut eliminojnë Belgjikën, Kroacia vazhdon rrugën në Botëror

Kroacia ia ka dalë të kalojë në fazën tjetër të Botërorit duke eliminuar Belgjikën në duelin direkt mes dy skuadrave. Barazimi 0-0 ka kaluar kroatët të cilët kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, por edhe duhet t’i jene mirënjohës Romelu Lukakut dhe gabimeve të tij para portës.

asdsadadsasda

Supersfida mes dy përfaqësueseve europiane ishte shumë e ndezur, me raste nga të dy krahët. Në pjesën e parë ishte Kroacia e cila kishte mundësi të mira për të shënuar, teksa pa t’i anulohej një penallti për një pozicion jashtë loje gjatë aksionit.

Në pjesën e dytë, Belgjika hodhi në fushë Lukakun dhe sulmuesi iu bë protagonisti i sfidës bashkë me Kurtua. Nëse portieri bëri disa pritje vendimtare për të ruajtur katërkëndorin e tij, sulmuesi nga ana tjetër goditi shtyllën e më pas koleksionoi një sërë gabimesh të pabesueshme para portës, duke mos çuar sferën në rrjetë edhe pse pak hapa larg portës.

Kështu, sfida u mbyll me barazimin 0-0 që dekretoi kalimin e Kroacisë me tej, si dhe eliminimin e Belgjikës që në grupe, duke mos përmbushur dhe një herë pritshmërinë e madhe që kishte kundrejt kësaj skuadre.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

KROACI-BELGJIKË 0-0

WhatsApp Image 2022-12-01 at 6.08.22 PM

NGJARJET KRYESORE:

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin pa gola.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Harkim nga e djathta për Lukakun i cili ka para tij topin për të vendosur ndeshjen, por godet në mënyrë të pabesueshme me gjoks dhe dërgon topin në duart e portierit me portën e boshatisur.

87’ Tjetër rast i artë i Belgjikës me Lukakun dhe përsëri sulmuesi nuk ia del të devijojë në portë duke çuar sferën jashtë edhe pse pak hapa larg saj.

80’ Zëvendësimet e kryera nga Belgjika i kanë dhuruar plotësisht mesfushën kroatëve të cilët tashmë kanë kontrollin e lojës dhe po luajnë gjithmonë pranë zonës kundërshtare, por pa gjuajtur përballë Kurtua.

75’ Perisiç krijon gjithçka për Kroacinë me shpërthime të njëpasnjëshme, ai gjen Petkoviç në zonë por ky i fundit vonohet në kthesën e tij drejt portës.

68’ Provon përsëri Modriç brenda në zonë, Kurtua bllokon goditjen e mesfushorit.

62’ Tjetër mundësi e belgëve me De Bryjn i cili harkon në qendër dhe Lukaku me kokë çon sferën mbi traversë.

58’ Shtyllë e Belgjikës! Aksion i shpejtë i Karrasko në qendër, ai ndalet nga Lovren. Sfera shkon te Lukaku i cili gjuan por trondit shtyllën e portës kroate.

54’-55’ Përsëri ndërhyrje e Kurtua i cili ndal fillimisht Brozoviç e më pas Modriç, duke shmangur gola të sigurt të kroatëve.

50’ Kurtua shpëton Belgjikën. Gjuajtje e rrufeshme e Kovaçiç brenda zonës, portieri devijon gjithçka mbi traversë.

48’ Dy harkime radhazi drejt Lukakut sjellin panik në prapavijën e Kroacisë, me mbrojtësit të cilët largojnë topin me vështirësi.

46’ Lukaku hyn në fushën e lojës në fillimin e pjesës së dytë në vend të Mertens.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes në barazim pa gola.

45’+4’ Mundësi e shkëlqyer e kroatëve për të shënuar pas një harkimi nga e djathta në zonë, por Kramariç me kokë nuk ia del të devijojë sferën siç duhet drejt portës.

45’-2’ Harkim interesant i Karrasko nga e majta, Perisiç ndërhyn në momentin e duhur dhe largon sferën.

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

43’ Mundësi e artë për Mertens i cili pak hapa larg portës nuk ia del që të devijojë në rrjetë.

40’ Top i gjatë i Vertongen për Trosard, por ky i fundit nuk ia del të kontrollojë në zonë.

38’ Belgjika duket pak më kërkuese në këto minuta, por mbrojtja kroate është e vendosur mirë dhe tashmë nuk lë hapësira për gjuajtje në portë.

33’ Harkim i Sosa nga e majta, Livaja me kokë gjuan por nuk ia del të gjejë portën me sferën që kalon sipër saj.

25’ Vitsel tenton me një gjuajtje nga jashtë zonës, por nuk gjen portën e skuadrës kroate pasi sfera bllokohet.

15’-18’ Penallti për Kroacinë. Karrasko shkakton faull ndaj Kramariç dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë. Por më pas kryesori ftohet të rishikojë vendimin e tij në VAR dhe ai anulon gjithçka për një pozicion jashtë loje.

14’ Tjetër sulm i shpejtë i belgëve me De Bryjn i cili shërben siç duhet Mertens, por ky i fundit gabon tentativën drejt portës.

12’ Sulm i shpejtë i belgëve me Mertens në krahun e djathtë, topi i tij në shtyllën e dytë për Karrasko është thuajse perfekt. Por ky i fundit vonohet dhe gjen përgjigjen e mbrojtësve kroatë që çojnë sferën jashtë.

1′ Pak sekonda dhe Perisiç jep gjuajtjen e parë në portë.

1’ Nis dueli me shkelmimin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE

ddddddddd

WhatsApp Image 2022-11-30 at 10.49.56 AM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"