VIDEO/ Futet nga stoli dhe shënon golin e fitores, Realdo Fili hero te Botoshani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2021 | 19:21

VIDEO/ Futet nga stoli dhe shënon golin e fitores, Realdo Fili hero te Botoshani

Realdo Fili ka bërë heroin, në ndeshjen e sotme ndaj Poli Iasit, ku me golin e tij në minutat e fundit, i dhuroi triumfin 0-1 Botoshanit në transfertë.

Fili

Futbollisti fierak, u aktivizua në minutën e 80-të të sfidës, teksa vetëm 9 minuta i mjaftuan për të gjetur rrugën e rrjetës. Ky ishte goli i dytë në kampionat për ish-futbollistin e Apolonisë, Partizanit, Kamzës, Skënderbeut dhe Luftëtarit.

Pavarësisht se minutat kanë qenë me pikatore këtë sezon, sulmuesi i talentuar është përpjekur të japë gjithmonë maksimumin, kur trajneri e ka aktivizuar. Kujtojmë që te skuadra e Botoshanit, aktivizohet edhe mesfushorit tjetër shqiptar, Papa, i cili ishte titullar në këtë takim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"