VIDEO/ Futbollisti spanjoll në versionin “alla Suarez”, kafshon kundërshtarin në kokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2019 | 19:27

VIDEO/ Futbollisti spanjoll në versionin “alla Suarez”, kafshon kundërshtarin në kokë

Një incident i çuditshëm u regjistrua në derbin e Paraguait mes Olimpias dhe Cerro Portenos që përfundoi me fitoren 4-2 të Olimpias, teksa të 4 golat u shënuan nga ish-sulmuesi i Bajernit, Roke Santa Kruz.

Futbollisti spanjoll

Në minutën e 82-të të ndeshjes, futbollisti spanjoll, i cili ka qenë pjesë e Atletiko Bilbaos,  Fernando Amorebieta, u bë protagonist negativ i sfidës, teksa kafshoi në kokë futbollistin kundërshtar, Nesto Kamaço.

Ai u ndëshkua menjëherë me karton të kuq nga gjyqtari, ndërkohë që rasti është i ngjashëm me atë të ndodhur disa vite më parë mes Suarez dhe Kielinit, kur sulmuesi uruguaian kafshonte mbrojtësin italian.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"