VIDEO/ Futbollisti shqiptar shtang portierin e Lilës, i shënon gol nga jashtë zonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 17:49

VIDEO/ Futbollisti shqiptar shtang portierin e Lilës, i shënon gol nga jashtë zonës

Shqiptari i Kosovës, Arbër Zeneli, ishte protagonist në sfidën e kampionatit francez, kundër skuadrës së Lilës, që është pretendente për fitimin e titullit kampion, teksa gjeti rrugën e rrjetës.

Zeneli

Në minutën e 36-të, mesfushori 25-vjeçar, shtangu portierin kundërshtar, ku me një gjuajtje në formë krosi nga jashtë zonës, e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Reimsit.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll me rezultatin 0-1, në favor të skuadrës së Zenelit. Ky ishte goli i dytë në kampionat për shqiptarin e Kosovës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"