Video/ Futbollisti paraguaian feston me “shqiponjën”: Ia dedikoj mikut tim shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2018 | 19:41

Video/ Futbollisti paraguaian feston me “shqiponjën”: Ia dedikoj mikut tim shqiptar

Një episod i pazakontë ka ndodhur dje në ndeshjen Bazel-Zyrih. Kjo ndeshje është fituar nga Bazel me rezultatin 3-0 por përveç dëmtimit të Xhakës në minutën e 81 ajo ka pasur edhe një episod tjetër që ka lidhje me kuqezinjtë. Futbollisti Blas Riveros pasi shënoj golin e parë festoj me “shqiponjë”. Të gjithë menduan se ai ia dedikoj atë gol Albian Ajetit por nuk ishte kështu.
riveros
Paraguajani e shpjegoj xhestin e tij. “ Ia kushtova këtë gol mikut tim, Bashkimit. Ne njihemi prej gjysëm viti dhe ai punon një supermarket. Kur e mori vesh që luaja me Bazelin më bëri që ti premtoja se kur të shënoja do të festoja me shqiponjë dhe unë e mbajta premtimin”, përfundoj Riveros.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"