VIDEO/ Futbollisti i Standard Liezhit bëhet gazi i botës, kap topin me dorë në mesin e fushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 21:30

VIDEO/ Futbollisti i Standard Liezhit bëhet gazi i botës, kap topin me dorë në mesin e fushës

Jo pak herë futbollistët befasojnë me veprimet e tyre të menduara jo saktë. Në sfidën e përfunduar midis Standard Liezhit dhe Arsenalit 2-2, e cila mbylli fazën e grupeve të Europa Ligës kapiteni i ekipit belg M’Poku Ebunge bën një veprim të çuditshëm në përfundim të pjesës së parë. Futbollisti kongolez kontrollon topin me të dyja duart, por nuk priti që sfera të dilte jashtë vijës anësore duke harruar që topi ishte ende në lojë.

MPOKU

Veprimi i ka habitur të gjithë jo vetëm në fushë, por dhe në rrjetet sociale duke filluar të vënë në qendër të talljeve 27-vjeçarin. Ai i shpëtoi ndëshkimit duke marrë vetëm vërejtje nga gjyqtari i takimit.

Për sa i përket kualifikimit në raundin 1/16, Arsenali e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë me 11 pikë ndërsa Standard Liezh detyrohet të kthehet në shtëpi teksa u pozicionua në vendin e tretë në grupin F me 8 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"