VIDEO/ Futbollisti i skuadrës së Premier Ligës skandalizon me faullin e rëndë, karton i kuq për ndërhyrjen stil karateje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 20:39

VIDEO/ Futbollisti i skuadrës së Premier Ligës skandalizon me faullin e rëndë, karton i kuq për ndërhyrjen stil karateje

Ndeshja e djeshme e kampionatit anglez Njukasëll-Brajton 0-3 regjistroi një nga momentet më skandaloze për sa i përket faulleve në historinë e futbollit.
ebbb710edcd65a09c7ea618cce6f9801o2
Në minutën e 89-të të takimit futbollisti i Brajtonit Iv Bisoma godet me takë në fytyrë futbollistin rival Xhamal Luis. Gjatë dyluftimit, Bisoma përkulet dhe ngre takën duke goditur Luisin direkt në fytyrë. Goditja e tij ngjason totalisht me taktikat e dyluftimit të karatesë.

Ndeshja u ndërpre dhe pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari Kevin Frend akordoi direkt kartonin e kuq për mesfushorin nga Mali Bisoma.

Rasti në fjalë pritet të hetohet nga Liga Angleze dhe lojtari rrezikon të penalizohet rëndë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"