VIDEO/ Futbollisti i Çelsit në telashe, hajdutët i vjedhin kasafortën me medaljet e Champions-it dhe Euro 2020

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 17:05

VIDEO/ Futbollisti i Çelsit në telashe, hajdutët i vjedhin kasafortën me medaljet e Champions-it dhe Euro 2020

Talenti i Çelsit, Rajs Xhejms, në telashe! Hajdutët i janë futur në shtëpi, teksa ishte në fushë ditën e martë në sfidën ndaj Zenitit.

reece-james-cctv_188u612n8oouf1i7ew4s2b53r4

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, 21-vjeçari ka konfirmuar se shtëpija e tij ishte vjedhur më 14 shtator.

Ai ka kërkuar ndihmë për të indentifikuar personat e përfshirë në vjedhjen e një kasaforte nga shtëpia e tij që përmbante medaljet e Ligës së Kampionëve dhe Euro 2020. Katër klipe nga kamerat e sigurisë u publikuan gjithashtu me postimin në mediat sociale.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"