VIDEO/ Futbollisti afrikan i Kukësit i befason të gjithë, kërcen “Xhamadanin vija vija” në mes të Turqisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2020 | 21:16

VIDEO/ Futbollisti afrikan i Kukësit i befason të gjithë, kërcen “Xhamadanin vija vija” në mes të Turqisë

Kukësi është duke zhvilluar në Antalia mini-fazën përgatitore. Trajneri i verilindorëve, Shpëtim Duro, ka vendosur rregulla strikte për futbollistët, të cilët peshohen çdo mëngjes, teksa duhet të shkojnë në shtrat në orën 10 të mbrëmjes.

Obanor (1)

Pavarësisht këtyre rregullave strikte, kryesuesit e kampionatit e gjejnë kohën për t’u argëtuar në ato pak orë që janë të lira. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një video pikante nga resorti ku është akomoduar Kukësi, teksa lojtarët shfaqen duke kërcyer këngën patriotike, “Xhamadani vija vija”.

Ai që bie më së shumti në sy është mbrojtësi afrikan Obanor, i cili shfaqet në qendër të pistës duke kërcyer “xhamadanin”, teksa nuk nguron të formojë edhe shqiponjën dykrenare me duar. Një video që nuk duhet humbur…

Obanor xhamadani vija vija on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"