VIDEO/ Futbollistët e Holandës bëjnë gjestin e veçantë pas golit, Vajnaldum dhe De Jong japin mesazhin e qartë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 20:01

VIDEO/ Futbollistët e Holandës bëjnë gjestin e veçantë pas golit, Vajnaldum dhe De Jong japin mesazhin e qartë

Holanda mposhti me rezultatin e thellë 5-0 Estoninë ditën e djeshme, në ndeshjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.

GettyImages-1183451274

Dy mesfushorët Vajnaldum dhe De Jong, bënë një gjest shumë të mirë gjatë zhvillimit të kësaj ndeshje, ndaj racizmit. Ishte pikërisht Vajnaldum që hapi serinë e golave ne minutën e 6-të, teksa pas realizimit ftoi shokun e tij, De Jong, për të thënë një mesazh të qartë për të gjithë.

De Jong Vijnaldum

 

Të dy mesfushorët bashkuan duart e tyre, për të treguar se ngjyra e tyre nuk ka aspak rendësi. Një gjest shumë i bukur ky nga të dy futbollistët, i cili tashmë ka filluar të bëjë xhiron e internetit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"