VIDEO/ Fund dramatik, Laçi përmbyset për 3 minuta nga izraelitët e Hapoel Ber Shevës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 23:40

VIDEO/ Fund dramatik, Laçi përmbyset për 3 minuta nga izraelitët e Hapoel Ber Shevës

Eliminim dramatik! Laçit i ka ikur kualifikimi në minutat e fundit të lojës, duke pësuar 2 gola në harkun kohor të 3 minutave!

bandicam 2020-09-17 20-57-40-635

Kurbinasit e Armando Cungut, ishin duke udhëhequr deri në minutën e 90-të, falë golit të Nuabuezes në të 59-të, ndërkohë që Agudelo barazoi rezultatin në momentin që po jepej koha shtesë, teksa në minutën 90+3 Varene përmbysi gjithçka duke shtangur skuadrën shqiptare.

Laci

FT: LAÇI – HAPOEL BER SHEVA 1-2

Nuabueze 59′ /Agudelo 90+1, Varene 90+3

KOMENTI LIVE: 

90+3’ GOL Hapoel 1-2/ E pabesueshme ccfarë ndodh në “Elbasan Arena”. Izraelitët përmbysin rezultatin në harkun kohor të 3 minutave.

90’ GOL Hapoel Ber Sheva 1-1/ Barazohet sfida, izraelitët realizojnë me një gjuajtje të bukur brenda zonës, duke mos i lënë asnjë shans Sherrit.

86’ Laçi me 10 lojtarë, Deliu ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë!

80’ Minuta të rrezikshme në portën e Laçit, izraelitët kërkojnë me ngulm golin e barazimit.

66’ Shpëton për mrekulli porta e Laçit, pranë golit të barazimit izraelitët, por për fat të mirë topi ka shkuar jashtë kuadratit.

59’ GOOOOL LAÇI 1-0/ Zhbllokohet sfida! Skuadra shqiptare në avantazh falë golit të Nuabuezes me finte, i cili nuk fal me portën e boshatisur, pas asistit të Xhixhës. 

54’ Mundësi e artë për skuadrën e Laçit, portiere i heq me majrat e gishtave një mundësi shënimi Nuabuezes, i cili do ta kishte shumë të lehtë me portën e boshatisur pas harkimit të Turkajt.

49’ Xhixha ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë.

46’ Laci kryen 2 zëvendësime, largohet A.Marku dhe Shehu, në lojë, Endrit Marku dhe D.Rapo.

Përfundon pjesa e parë! 

43’ Provon mesfushori Deliu me një gjuajtje të befasishme, por topi shkon jashtë kuadratit.

40’ Me fat Laçi në këtë moment. Tentativa e izraelitëve, për fat të mirë të ekipit shqiptar shkon në rrjetën e jashtme.

38’ Shumë pak raste të rrezikshme në portat respektive, me të dyja skuadrat që tregohen të kujdesshme, në prapavijë.

32’ Deliu ndëshkohet me karton të verdhë për faull taktik në mesfushë. Gjyqtari nuk e fal.

26’ Moment i vështirë në portën e Hapoelit, Deliu lëviz bukur nga e djathta, harkon një top të rrezikshëm në zonë, por largon një prej mbrojtësve izraelitë. Minuta të mira për Laçin.

24’ Laçi fiton goditjen nga këndi me Lushkjan, i cili tentoi të shërbente për Nuabuezen, por topi u devijua.

21’ Hapoel Ber Sheva, fiton goditjen e parë nga këndi, pas devijimit të topit nga mbrojtësi Selmani.

20’ Laçi provon të avancojë para, duke ushtruar presion në zonën e izraelitëve, por mungojnë gjuajtjet e rrezikshme në portën kundërshtare.

14’ Goditje dënimi për Hapoelin nga krahun i djathtë, topi harkohet në qendër të zonës, por grushton mjaft mirë Sherri.

8’ Të pozicionuar mjaft mirë futbollistët e Laçit që nuk i lenë shumë hapësira futbollistëve të Hapeol.

3′ Laçi jep shkëndijën e parë me Xhixhën, gjuajtja e sulmuesit shkon jashtë kuadratit.

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

Laçi: Sherri, Marku, Selmani, Ignjatoviç, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Teko, Nuabueze, Xhixha. Trajner: A. Cungu.

Hapoel Ber Sheva: Levita, Dadia, Taha, Migel Vitor, Goldberg, Josefi, Kabha, Jozue, Sallaliç, Shuiro, Akolace. Trajner: Zh. Abukasis.

Laci

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"