VIDEO/ Fund dramatik i një ndeshjeje të bukur! Bylisi triumfon në sekondën e fundit, Flamurtari fiton “nderin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 11, 2020 | 0:01


VIDEO/ Fund dramatik i një ndeshjeje të bukur! Bylisi triumfon në sekondën e fundit, Flamurtari fiton “nderin”

 

Blerim Ziri, krenaria e qytetit të Ballshit”, ky ishte postimi që ka bërë klubi i Flamurtarit në llogarinë në “Instagram”. Për fat të keq, edhe dje, si shumë herë të tjera në të shkuarën, kryesori është bërë protagonist, duke vendosur fatet e ndeshjes. Ziri akordoi penallti të paqenë për Bylisin dhe lejoi të luheshin edhe 2 minuta mbi pesë të shtesës derisa ballshiotët realizuan golin e fitores. Bylis del me tri pikë nga Vlora, në një ndeshje me shumë polemika, por shkon në pesë pikë distanca ndaj Vllaznisë. Flamurtari meriton respekt për qëndresën në ndeshjen e zhvilluar nën temperatura të larta dhe me gjyqtarin kundër.NDESHJA

PJESA E PARË – Në 20 minutat e para të takimit ekipet kanë “alergji” nga zona. Me përjashtim të një këndoreje ku Ntepe gabon nga pesë metra, duke e gjuajtur sferën sa më larg kuadratit, shënohet vetëm një gjuajtje e Ndrecës nga distanca. Lojë e përgjumur me skuadrat që qëndrojnë vetëm në mesfushë.

Malçi e shfrytëzon përgjumjen në minutën e 32-të teksa driblon me lehtësi Pjeshkën, dhe sapo futet në zonë, gjuan fort me të djathtën, shtyllë e brendshme dhe gol. Ndeshja ndizet si me magji, duke iu përshtatur temperaturave të larta. Hoxhaj gjen hapësirën në minutën e 36-të, në qendër pranë hyrjes së zonës gjuan me të djathtën duke e dërguar sferën në cepin e djathtë të Hidit, i cili mbetet i palëvizur, dhe 1-1. Dy gola për 4 minuta, që sjellin baraspeshën e ndeshjes. Kaq mjafton për këtë fraksion.

PJESA E DYTË – Nis me zëvendësim për vlonjatët, pasi nuk e bënë dot në shtesën e pjesës së parë. Skuadrat janë më kërkuese. Në të 62-tën minutë, i sapofuturi Peçi pengohet brenda zonës sipas Zirit, ndërkohë që Qarri largon topin. Penalltinë e akorduar, pas polemikave, Hidi e shndërron në golin e avantazhit, duke gjetur edhe pjesën e poshtme të traversës si ndihmë. Flamurtari nuk e pranon rezultatin, reagon dhe fiton një penallti. Në të 76-tën, Murataj pengon nga pas Rrapajn, si dhe e shtyn me duar duke shkaktuar 11-metërsh. Andi Ribaj nuk gabon, barazon sërish rezultatin. Zëvendësime të shumta nga të dyja skuadrat, teksa temperaturat e larta janë mbytëse për futbollistët.bylis

Hoxhaj është prej tyre, që me të drejtë, nuk mund të rezistojë në kushte të tilla të nxehti dhe del nga loja pasi ndjen marrje mendsh. Në minutën e 84-ërt, Flamurtari ka shansin ideal për të përmbysur ndeshjen. Një këndore sjell sferën në qendër të zonës, Mukoj është i vetëm, por gjuan keq tokazi dhe Hidi bën mrekullinë. Në fund të kohës së rregullt ka edhe një të kuq për Balilajn, i sapofutur që ndëshkohet me 2 të verdhë për 3 minuta. Akordohen pesë minuta shtesë, por në të shtatën ka një faull për miqtë. Në të djathtë të zonës, Murataj harkon në qendër dhe sfera shkon te Mallci, i cili i vetëm në harkun e 16 metrave gjuan fort dhe shënon. 3 pikë për Bylisin që e çon +5 diferencën me Vllazninë.

FT| FLAMURTARI-BYLIS 2-3
Hoxhaj 36′, Ribaj 77′ (p)/ 32′ Malçi 32′, 90’+7, Hidi 63′ (p)

KOMENTI LIVE:
90’+ 7 Dramë në Vlorë! Bylis merr fitoren në frymën e fundit ndaj Flamurtarit. Pas një goditje dënimi, Malçi godet fort brenda zonës së Flamurtarit dhe vulos fundin e takimit. Miqtë në delir. 

90’+3 Bylis flirton me golin. Ballshiotët nuk ia dalin të shënojnë. Gabojnë Shkalla dhe Qardaku.

rast bylis on Vidnews.

90’+2 Balilaj lë Flamurtarin me 10 veta. Ndëshkohet me karton të kuq.

90′ Arbitri i katërt akordon 5 minuta shtesë.

86′ Ndëshkohen me karton të verdhë Moçka me Muratajn. Portieri vlonjat dhe kapiteni i ballshiotëve debatojnë me njëri-tjetrin. Gardiani vlonjat i thotë se do të sqarohen pas ndeshjes. Vazhdon loja.

84’ Rast ideal për vendësit, Mukoj në qendër gjuan tokazi nga fare pranë portës, por Hidi bën mrekullinë dhe shpëton portën.

77’ Murataj në zonën e Bylisit pengon nga pas dhe e shtyn me duar Rrapajn duke shkaktuar penallti. Ribaj me të djathtën gjuan dhe barazon 2-2.

76′ Festojnë vendasit! Valentino Murataj i ndërhyn pas lojtarit të Flamurtarit! Për arbitrin kryesor nuk ka dyshime për penallti.

62’ Qarri brenda zonës, largon topin nga këmbët e Peçit, por ky i fundit rrëzohet dhe akordohet penallti. Gjuan Hidi me të majtën, sfera në cepin e poshtëm të traversës dhe gol, 1 me 2.

61′ Penallti për Bylisin. Arbitri akordon 11-m.

58′ Kundërsulm i Flamurtarit. Hoxhaj nis aksionin për vlonjatët, por Ribaj nuk shërbehet si duhet në çastin e fundit.

48′ Ndreca rrezikon sërish. Kalon topin me parabël mbi Moçkën, por Denis Pjeshka reagon në kohë dhe largon topin. 

46′ Fillon pjesa e dytë.

45’+2 Mbyllet pjesa e parë. Flamurtari “barrierë” e lartë ndaj Bylisit.

45’+1 Ndreca ka rast ideal të dyfishojë shifrat për Bylisin, por Moçka e ndalon në kohë. Muçollari largohet i dëmtuar.
mucollari

36’ Kundërsulm i Flamurtarit, Hoxhaj në qendër në hyrje të zonës dhe shkarkon të djathtën, e çon në cepin e djathtë të Hidit, barazon 1-1. 45+1’ Ndreca del i vetëm përballë Moçkës, futet në zonë dhe me topin në kërcim gjuan keq dhe sfera devijohet nga portieri.

32’ Malçi futet në zonë, driblon lehtësisht Pjeshkën dhe me të djathtën gjuan fort dhe bukur, duke e përplasur sferën në pjesën e brendshme të shtyllës për golin e avantazhit, 0-1.

 

30′ Goditje dënimi për Flamurtarin. Haruni kërcen, por nuk e arrin dot topin.

12 ‘ Bylis i afrohet golit. Pas goditjes nga këndi, Ntepe ndodhet në pozicion të favorshëm shënimi, por gabon në goditje. Arbitri ndal lojën për faull në sulm të lojtarit të Bylisit.

11′ Ndalet loja. Pjeshka qëndron i shtrirë në fushë. 

9′ Ribaj hidhet në sulm, por gjyqtari anësor ndalon lojën për pozicion jashtë loje.

8′ Janku ngrihet me vështirësi dhe çalon.

1′ Fillon ndeshja në stadiumin “Flamurtari”.

FORMACIONET:

FLAMURTARI: Moçka, Qarri, Haruni (Mukoj 64’), Pjeshka, Aliaj (Kreshpa 72’), Lukas Ramos, Muçollari (Balilaj 46’), Vrapi, Hoxhaj (Diamanti 71’), Rrapaj (Ballaj 90+3’), Ribaj. (Në dispozicion: Qelaj, Kadriaj, Bushi) Trajner: Dritan Resuli

BYLIS: Hidi, Ujka, Hadroj (Qardaku 65’), Janku, Malçi, Mozone (Peçi 55’), Murataj, Ndreca, Ntepe, Peposhi (Sallaku 84’), Shkalla. (Në dispozicion: Miraka, Barjamaj, Zhongo) Trajner: Vejlko Dovedan

Kartonë të verdhë: Hoxhaj 12’, Rapaj 80’, Balilaj 87’, 90’, Moçka 88’ / Malçi 38’, Peposhi 40’, Hadroi 58’, Murataj 88’,

Karton të kuq: Balilaj 90’

Delegat: Uvil Zajmi (Tiranë) / Vëzhgues: Idriz Gashi (Durrës)

GJYQTARET: Blerim Ziri, Erind Burgu (Fushë-Krujë), Nuri Rrapaj (Patos)

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com