VIDEO/ Fulhem rikthehet pas 4 vitesh në Premier League, mund në finale Aston Vilën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2018 | 20:01

VIDEO/ Fulhem rikthehet pas 4 vitesh në Premier League, mund në finale Aston Vilën

Skuadra e Fulhemit është ekipi i tretë që ka siguruar ngjitjen për këtë sezon në Premier League, pas Uolves dhe Kardifit. Ekipi i drejtuar nga trajneri serb Jokanoviç, mundi në finalen e play-off në “Wembley”, Aston Vilën, me shifrat e ngushta 0-1.

fulhem

Golin e vetëm të sfidës e shënoi Keirnei, në minutën e 23-të. Fulhemi mbeti edhe me 10 lojtarë në minutën e 70-të të takimit, pas daljes me të kuq të Odoit, por arriti të ruajë avantazhin deri në fund. Fulhemi rikthehet në elitën e futbollit anglez, 4 vite pasi ishin rrëzuar nga Premier League. Interesant ishte edhe fakti që për këtë sfidë, ekipi që do siguronte ngjitjen, do merrte edhe më shumë se 180 milionë euro, nga përfitimet që vijnë nga liga elitare angleze, shumë më shumë edhe se fitimi i Champions League.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"