VIDEO/ Ftoi shokët e skuadrës për të festuar fitimin e Kupës, në Spanjë nisin hetimet për Mesin. Ja ndëshkimi i mundshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2021 | 19:56

VIDEO/ Ftoi shokët e skuadrës për të festuar fitimin e Kupës, në Spanjë nisin hetimet për Mesin. Ja ndëshkimi i mundshëm

2 javë më parë Barcelona mundi 0-4 Atletiko Bilbaon për të fituar Kupën e Mbretit në Spanjë.

mesi

Si duket, Mesi nuk e ka përmbajtur gëzimin dhe ka vendosur të mbledhë shokët e ekipit së bashku me familjet në shtëpinë e tij për të festuar fitimin e Kupës. Në internet po qarkullon një video nga jashtë shtëpisë së Mesit ku dëgjohet një kor personash që bërtasin “Kampionë, Kampionë”.

Videoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe tani Mesi mund të përballet me ndëshkim nga autoritetet spanjolle pasi në vendin iberik akoma është i ndaluar grumbullimi i më shumë se 6 personave për shkak të Covid-19.

Sipas asaj që raportohet, autoritetet spanjolle kanë hapur një hetim për këtë çështje dhe shumë shpejt mund të ketë penalizime. Ishte vetë nënkryetari i qeverisë rajonale në katalonjë, Pere Aragone, i cili shprehu gatishmërinë e autoriteteve për këtë rast.

“Agjensia e shëndetit publik do të studiojë këtë rast dhe do të vendosë nëse procedurat do të shkojnë më tej”, shprehet Aragone. Nuk dihet nëse Mesi do të ndëshkohet me gjobë ose do të merret ndonjë masë tejtër ndaj tij, por ky rast vjen në një moment shumë delikat për Barcelonën, pasi gara për titull sa vjen dhe bëhet më e fortë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"