VIDEO/ Ftesa në Kombëtare, Kamberi i jashtëzakonshëm! Dhuron 2 asist fantastik për 15 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 17:32

VIDEO/ Ftesa në Kombëtare, Kamberi i jashtëzakonshëm! Dhuron 2 asist fantastik për 15 minuta

Fiorian Kamberi ishte risia e madhe në listën e bërë publike nga trajneri Edi Reja për 2 sfidat e muajit nëntor ndaj Andorrës dhe Francës. 24-vjeçari po kalon një formë të shkëlqyer te skuadra e Hibernin në elitën e futbollit skocez, teksa gëzon një potencial të jashtëzakonshëm.

bandicam 2019-11-10 17-26-22-397

Ai nuk arrin vetëm të shënojë, por ka aftësi mjaft të mira dribluese dhe shërbyese. Kamberi ishte protagonist në sfidën e djeshme ndaj St Xhonson, teksa skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1-4. Shqiptari dhuroi 2 asist fantastik në minutat 2 dhe 17-të, duke u shndërruar në një hero te skuadra e Hibernianit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"