Video/ Ftesa me shpresat, mesfushori shqiptar përgjigjet me gol spektakolar për Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2018 | 11:19

Video/ Ftesa me shpresat, mesfushori shqiptar përgjigjet me gol spektakolar për Interin

Interi e nisi me një fitore të thjeshtë me shifrat 5-0 aventurën në turneun për skuadrat e moshave në Itali, “Viareggio Cup”. Zikaltrit mposhtën lehtësisht australianët e “APIA Leichhardt” 5-0, takim në të cilin la shenjën e tij edhe mesfushori shqiptar, Armand Rada.

Rada2

Futbollisti i Kombëtares së 19-vjeçarëve që drejtohet nga Erjon Bogdani, realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 87-të me një goditje të fortë nga distanca, duke vulosur fitoren e Interit. Së fundmi, Rada ka marrë ftesë nga ekipi Shpresa dhe do të grumbullohet me U-21, për të cilën është përgjigjur me gol spektakolar.

Rada

Armand Rada është pjesë e skuadrës Primavera të Interit që prej verës së vitit 2016-të, teksa në këto 2 sezone te skuadra zikaltër, 19-vjeçari është kthyer në një pikë referimi për formacionin e Stefano Vekit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"