VIDEO/ FSHF i bën jehonë thirrjes së Rejas: Na mbështesni edhe me Andorrën!
Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale nga konferenca e djeshme e Edi Rejas, bën thirrje për të gjithë tifozët të mbështesin Kombëtaret.
Në konferencën e djeshme, Edi Reja bëri apel që tifozët të mbështesin ekipin jo vetëm për Francën, por edhe në Elbasan ndaj Andorrës. Më poshtë, video dhe fjala nga konferenca e Rejës:
“Dëshiroj të nënvizoj një aspekt shumë të rëndësishëm në lidhje me tifozët, sepse shoh që kundër Andorrës nuk do të ketë shumë njerëz. Unë dua të bëj një thirrje: të gjithë personat që munden, duhet të vijnë të na japin një dorë kundër Andorrës. Duhet të vijnë në Elbasan të gjithë ata që e kanë mundësinë, të mos e lënë pas dore këtë ndeshje, sepse për ne ka një rëndësi thelbësore. Po flisja pak më parë për rritjen e skuadrës, dua të gjej konfirmimin në pjesëmarrjen e njerëzve, sepse lojtarët kanë nevojë për publikun. Si mund të luash pa publik? Pa tifozeri? Me gjithë respektin maksimal për të gjithë tifozët shqiptarë, ju kërkoj atyre që i kanë mundësitë, të vijnë të na ndihmojnë kundër Andorrës, sepse ne kemi nevojë për ju, dhe sepse kjo ndeshje është e një rëndësie thelbësore”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"