VIDEO/ Frymëmarrje dhe optimizëm në momentin e duhur, Reali shpreson te titulli dhe i dërgon mesazh Atalantës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 22:49

VIDEO/ Frymëmarrje dhe optimizëm në momentin e duhur, Reali shpreson te titulli dhe i dërgon mesazh Atalantës

Real Madridi përfiton më së miri nga humbja e rivalit për titull Atletiko Madrid duke fituar me rezultatin minimal 0-1 kundër Vajadolidit. Me mjaft mungesa, kampionët në fuqi të Spanjës arritën të merrnin fitoren e katërt radhazi në La Liga dhe tashmë “Los Blancos” e shohin veten 3 pikë më pak se bardhekuqtë e Simeones, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak në kampionat.
MADRIIIIID

Ekipit të Zinedin Zidanit u frenua dy verë nga VAR-I teksa të dy golat golat e sulmuesit Mariano Diaz u anuluan për pozicion jashtë loje. Mesfushori brazilian Kasemiro bëri heroin për Realin duke shënuar golin e triumfit në minutën e 65-të. Meritë për këtë fitore pati dhe portieri i Realit Tibo Kurtua, i cili bëri disa pritje vendimtare.
Tashmë, gara për titullin kampion këtë sezon në Spanjë është rihapur sërish. Por, Realin e pret të mërkurën një sfidë mjaft e vështirë në Ligën e Kampioneve kundër Atalantës në Bergamo. “Los Blancos” duhet t’ia dalin me mungesat e Ramos, Benzema, Karvahalit, etj.

FT| VAJADOLID-REAL MADRID
Golat: Kasemiro 65′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"