VIDEO / Frenki De Jong bën diferencën në fund, Barcelona i afrohet përsëri zonës Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 23:28

VIDEO / Frenki De Jong bën diferencën në fund, Barcelona i afrohet përsëri zonës Champions

Barcelona ka marrë sot një fitore shumë të rëndësishme përballë Deportivo Alavesh, duke iu afruar përsëri zonës së Ligës së Kampioneve, me një pikë diferencë nga Atletiko Madrid i vendit të katërt.

fdfsfds

Skuadra katalanase vuajti shumë për të marrë tri pikët në këtë transfertë dhe konfirmoi se ka problem të mëdha sa i përket shënimit të golave, që dikur ishin specialiteti i sa. Ndeshja u zgjidh në fund nga një tjetër ide e Ferran Torres, i cili i dha mundësinë Frenki De Jong të çonte sferën në rrjetë, kur regjistrohej minuta e 86 e duelit.

Kaq mjaftoi për 3 pikët dhe që katalanasit t’u ktheheshin përsëri sukseseve, në një moment të vështirë ku duket se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç shpresohej as nën drejtimin e Çavit.

Nëse keni vështirësi për të parë videot duke u futur nga Facebook, ju lutem lexoni lajmet duke u futur nga faqja e web KËTU ose aplikacioni i Panorama Sport.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"