VIDEO/ Frankfurti “shkërmoq” Bajernin, triumfon Dortmundi. Verderi i Rashicës barazohet në fund, ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 17:38

VIDEO/ Frankfurti “shkërmoq” Bajernin, triumfon Dortmundi. Verderi i Rashicës barazohet në fund, ja të gjitha rezultatet

Janë mbyllur 5 ndeshjet e Bundesligës, të vlefshme për xhiron e 10-të. Bajern Mynihu është turpëruar nga Aintraht Frankfurti, teksa ka humbur me rezultatin, 5-1.BAYERN

Ndeshja nisi keq për bavarezët që në fillim, teksa në minutën e 9’, Boateng u ndështua me kartonin e kuq, duke e lënë ekipin e tij me 10 lojtarë. Golat e Kostiç në 25’, Sou 33’, Abraham 49’, Heitereger në 61’ dhe Piacencia në minutën e 85’, bënë që goli i Levandovskit në 37’, të mos kishte aspak vlerë.

Ndërkohë Drtmundi ka mposhtur me rezultatin 3-0 Uolfsburgun, falë golave të Thorgan Hazard, Guerrero dhe Gëce. Verderi i Rashicës barazoi 2-2 ndaj Frajburgut, me sulmuesin e Kosovës që gjeti golin e parë për ekipin e tij në minutën e 9-të.RASHICA

Lajpcigu shkatërroi me rezultatin 8-0 Maincin, ndërsa Gladbahu fitoi 1-2 ndaj Leverkusenit, duke kryesuar i vetëm kampionatin me 22 pikë.

 

 

 

bundesliga
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"