VIDEO/ Francë-Rumani eliminon Italinë nga Europiani U-21, Anglia e mbyll me zhgënjim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2019 | 23:22

VIDEO/ Francë-Rumani eliminon Italinë nga Europiani U-21, Anglia e mbyll me zhgënjim

Janë mbyllur mbrëmjen e sotme ndeshjet e vlefshme për fazën e grupeve të Europianit U21. Italia e Luixhi Di Biaxhos e sheh veten jashtë këtij kompeticioni, duke mos arritur të kalojë grupin.

Europiani

Barazimi 0-0 i Francës ndaj Rumanisë, ka nxjerrë jashtë të kaltërit. Fati i Italisë varej nga ky takim. Një fitore e Rumanisë, i dhuronte kualifikimin skuadrës së Di Biaxhos. Por kjo gjë nuk ka ndodhur, skuadrat janë kënaqur me një barazim duke kaluar kështu më tej.


Sfida tjetër e ditës së sotme ajo mes Kroacisë dhe Anglisë  u mbyll në barazim 3-3. “Tre Luanët” e kanë mbyllur në vend të tretë me vetëm një pikë të grumbulluar nga tre ndeshje, aq sa Kroacia.

Janë përcaktuar kështu edhe sfidat gjysmëfinale të Europianit U-21. Franca do të përballet me Spanjën, ndërsa surpriza e këtij turneu, Rumania, do të ndeshet me Gjermaninë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"