VIDEO/ “France Football” e anuloi, por Levandovski merr dhuratë… “Topin e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 20:57

VIDEO/ “France Football” e anuloi, por Levandovski merr dhuratë… “Topin e Artë”

Robert Levandovski zhvilloi një sezon të suksesshëm, teksa ia doli të fitojë gjithçka me Bajernin, duke e merituar pa diskutim “Topin e Artë”, por në fund diçka e tillë nuk ndodhi.

befunky-collage_2

“France Football” që jep këtë çmim, vendosi ta anulojë “Topin e Artë” për këtë vit, me justifikimin se nuk ka qenë një vit i zakonshëm nga pandemia. Shumë i zhgënjyer nga kjo ishte sulmuesi i polak, i cili padyshim do ishte fituesi i këtij çmimi.

Megjithatë për ta ngushëlluar disi sulmuesin, kanë menduar shokët e tij te Polonia. Këta të fundit i kanë bërë një dhuratë te kombëtarja Levandovskit, ku shfaqej një kopje e “Topit të Artë”, për shkak se nuk iu dha ai origjinali.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"