VIDEO/ Franca zhgënjen në Ligën e Kombeve, rivalët e Shqipërisë ndahen në barazim. Mësoni rezultatet dhe renditjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 22:43

VIDEO/ Franca zhgënjen në Ligën e Kombeve, rivalët e Shqipërisë ndahen në barazim. Mësoni rezultatet dhe renditjet

Liga e Kombeve mbylli një tjetër mbrëmje ku dhuroi sërish surpriza dhe spektakël.

liga e kombeve

Në Ligën A, Grupi 1, Franca zhgënjeu sërish, me një tjetër humbje në shtëpi, kësaj radhe përballë Kroacisë. Ballkanasit shënuan që në minutën e 5’ me anë të një penalltie nga ana e Luka Modriç. Kjo mjaftoi që “Gjelat” të dilnin pa pikë nga “Stade de France” dhe duke humbur çdo mundësi për ta mbrojtur titullin, pasi nuk mund ta kapin më vendin e parë.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Danimarka triumfoi përballë Austrisë, duke ruajtur kryesimin dhe duke hedhur një hap drejt “playoff”-eve finale.

Në Ligën B, Grupi 3, rivalët e Shqipërisë, Islanda dhe Izraeli, u ndeshën në Rejkjavik me njëra-tjetrën, me sfidën që prodhoi gola por jo fitues, me renditjen që mbetet e hapur.

Në Ligën C, Grupi 3, Kazakistani është vetëm dy pikë larg ngjitjes për një ligë më lartë, pasi arriti të triumfonte sërish përballë Sllovakisë në sfidën e luajtur në orën 15:00. Përballja tjetër e këtij grupi, ajo mes Azerbajxhanit dhe Bjellorusisë u luajt në orën 18:00, me skuadrën e drejtuar nga Xhiani De Biazi që triumfoi me shifrat 2-0, duke u ngjitur në vendin e tretë.

LIGA A – GRUPI 1

FRANCË 0–1 KROACI

5′ Modriç

-GOLI I MODRIÇ (VIDEO)

DANIMARKË 2–0 AUSTRI

21′ Vind, 37′ Skov Olsen

-GOLI I SKOV OLSEN (VIDEO)

-GOLI I VIND (VIDEO)

20

LIGA B – GRUPI 2

ISLANDË 2–2 IZRAEL

9′ Thorsteinson, 60′ Helgason / 35′ Gretarson (A.G), 67′ Peretz

-GOLI I PERETZ (VIDEO)

-GOLI I HELGASON (VIDEO)

-AUTOGOLI I GRETARSON (VIDEO)

-GOLI I THORSTEINSON (VIDEO)

b2

TË PËRFUNDUARA

LIGA C – GRUPI 3

KAZAKISTAN 2–1 SLLOVAKI

18′ Vorogovskij, 39′ Astanov / 51′ Bero

AZERBAJXHAN 2–0 BJELLORUSI

76′ Emreli, 90+3′ Shejdajev

c-3

FORMACIONET ZYRTARE:

LIGA A – GRUPI 1

FRANCË – KROACI

fra - cro

DANIMARKË – AUSTRI

den - aus

LIGA B – GRUPI 2

ISLANDË – IZRAEL

isl - izr

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"