VIDEO/ Franca spektakolare, “gjelat” janë finalistët e parë të Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2018 | 21:54

VIDEO/ Franca spektakolare, “gjelat” janë finalistët e parë të Botërorit

Franca është finalistja e parë e Botërorit. “Gjelat” mundën minimalisht me shifrat 1-0 Belgjikën, në një ndeshje që pati brenda shumë spektakël. Një gol i Umtiti në fillimin e pjesës së dytë, i mjaftoi ekipit të Deshamp për të prerë biletën e finales.

umtiti

Belgët provuan në disa raste të shënonin, por Loris u shfaq në lartësinë e detyrës në disa raste. Në filane, Franca pret fituesin e cciftit tjetër gjysmëfinalist, mes Anglisë dhe Kroacisë.

 

 

Francë-Belgjikë 1-0

GOL: Umtiti 51′

 

65’ Harkim në zonë, Felaini futet të provojë me kokë, por topi pak jashtë shtyllës.

63’ Hazard ndëshkohet me të verdhë për një faull taktik ndaj Matuidit.

60’ Largohet nga fusha e lojës Dembele, futet Dris Mertens.

51’ GOOOL Umtiti zhbllokon rezultatin me kokë.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Francë-Belgjikë 0-0

39’  Pasim fantastik për Pavard brenda zone, por Kurtua bën tani heroin.

21’ Loris shpëtimtar. Shpëton një gol të sigurt nga De Brujne.

19’ Hazard përsëri protagonist, lëshon një të djathtë, por Varanë largon me kokë në çastin e fundit.

18’ Godet Matuidi nga distanca, neutralizon Kurtua.

16’ Hazard me një top të artë në hyrje të zonës, godet, por nuk gjen dot kuadratin.

13’ Pogba nis një top të gjatë për Mbapenë, ky i fundit shumë i shpejtë për mbrojtjen e Belgjikës, por është portieri Kurtua që mbyll rrezikun.

6’ Hazard harkon në zonë, por largon Umtiti.

1’ Shpërthim i Mbapes që në sekondat e para, por mbrojtja largon topin e harkuar nga francezi.

1′ Nis sfida në stadiumin e Shën Peterburgut.

 

FORMACIONET

Franca: Loris, Pavard, Varane, Umtiti, Pogba, Griezmann, Giroud, Mbappe, Kante, Matuidi, Hernandez. Trajner: Didier Deshamp.

Belgjika: Courtois, Alderëeireld, Kompany, Vertonghen, Ëitsel, De Bruyne, Fellaini, R. Lukaku, E. Hazard, Dembele, Chadli. Trajner: Roberto Martinez

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"