VIDEO/ Franca kampione e botës, Kroacisë nuk i mjafton zemra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 18:54

VIDEO/ Franca kampione e botës, Kroacisë nuk i mjafton zemra

Është Franca fituesja e Kupës së Botës Rusi 2018. “Gjelat” arritën të mposhtnin Kroacinë e Daliç, me rezultatin 4-2.Edhe pse pa shumë shkëlqim në lojën e tyre, djemtë e Deshamp, u treguan vrastar në rastet e krijuar. Gjashtë gjuajtje në portë, 4 gola, më mirë s’ka ku shkonte për francezët.

FRANCA

Nëse ka një fitues moral në këtë Botëror, ajo është Kroacia. Gjithsesi ballkanasve nuk iu mjaftoi zemra për ta fituar këtë Kupë Bote dhe për ta çuar trofeun në shtëpi. Edhe pse finalet janë për të fituar, tifozët kroatë duhet të jenë më shumë se kurrë krenar për arritjen e kombëtares së tyre. E gjithë festa është për Francën, e cila meriton komplimente për suksesin e arritur.

adada

FRANCË-KROACI 4-2

Manxukiç (autogol) 19′, Grizman 38′ (p), Pogba, Mbape   / Perisiç 28′, Manxukiç

Përfundon gjithça, Franca kampione e botës. 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Rakitiç gjuan nga jashtë zonës, topi përfundon mbi kuadrat.

87′ Fekir provon me një goditje nga distanca, topi në duart e Subasic.

84′ Goditje dënimi për Kroacini, Rakitiç harkon, por topi shkon në duart e Loris.

82′ Zëvendësim i dytë te Kroacia, largohet Striniç, në vend të tij Pjaca.

81′ Franca kryen zëvendësim e tretë, largohet Zhiru, në fushën e lojës Fekir.

78′ Drithërima në portën e Francës, provon Rakitiç me një gjuajtje topi përfundon jashtë kuadratit.

76′ Vërsaliko e ekzagjeron dhe provon me një guajtje nga jashtë zonë, por që përfundon jashtë kuadratit.

73′ Zëvendësim i dytë te Franca, largohet Matuidi, vendin e tij e zë Toliso.

71′ Zëvendësim te Kroacia, largohet Rebiç, vendin e tij e zë Kramariç.

69′ GOOOOL KROACIA 4-2. Gafë e pafalshme e Loris. Manxukiç nuk fal dhe rindez shpresën 

66′ GOOOL FRANCA 4-1. Kilian Mbape shënon golin e sigurisë me një gjuajtje potente nga jashtë zonës. Nuk lëviz Subasiç. 

62′ Franca sërish në sulm. Brozoviç largon në këndore një top të rrezikshëm që po shkonte tek Mbape.

59′ GOOOL FRANCA 3-1. Pol Pogba ka shënuar golin e tretë me një gjuajtje të saktë nga jashtë zone. 

57′ Perisiç provon të harkojë në zonë, por topi i tij shumë i lartë, kontrollohet nga Loris.

54′ Zëvendësim te Franca, largohet Kante, në fushë Nzonzi.

52′ Shpërthim i jashtëzakonshëm i Mbape nga e djatha, hyn në zonë provon të gjuan por ndalet nga Subasiç.

50′ Perisiç provon të niset i vetëm, por del portieri Loris, i cili largon rrezikun.

47′ Rast i artë për për Kroacinë. Rakitiç jep një asist për  Rebiç, ky i fundit gjuan me të majtën, Loris bën mrekullinë dhe largon topinë në këndore.

46′ Kundërpërgjigjet Franca me Grizman, gjuajtja e sulmuesit qëndore.

46′ Pjesa e dytë nis e shpejtë. Kroatët provojnë nga krahu i djathtë, por topi shkon në duart e Loris.

Mbyllet pjesa e parë, Francë-Kroaci 2-1. 

45+2′ Perisiç nuk arrin të devijojë drejt portës një top të rrezikshëm.

45+1′ E pabesueshme, Vida nuk arrin të godas siç duhet topin, pas krosimit nga këndi të Rakitiç.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

43′ Goditje dënimi nga e djatha, kroson Rakitiç, Lovren godet fluturimthi, topi devijohet në këndore.

38′ GOOOOL FRANCA 2-1.Grizman tregohet i saktë nga penalltia, duke dërguar në krahun e kundërt portierin Subasiç.

34′ Goditje nga këndi për Francën. Kroson Grizman, Perisiç prek topin me dorë. Pas konsultimit me VAR, për gjyqtarin kemi të bëjmë me 11-metërsh.

28′ GOOOOL KROACIA 1-1. Perisiç vendos baraspeshën. Në hyrje të zonës, futbollisti i Interit, lëshonë një predhë me të majtën duke mos i dhënë asnjë shans Lorisit.  

27′ Kundërsul i Kroacisë me Perisiç, Kante shkakton faull taktik dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

21′ Goditje dënimi për Kroacinë nga e djatha. Kroson Modriç, në qendër, mundohet ta devijojë Vida, por jashtë kuadratit.

19′ GOOOL FRANCA 1-0. Mario Manxukiç devijon topin e krosuar nga Grizman, i cili përfundon në rrjetë. 

14′ Aksion mjaft i mirë për kroacinë me Perisiç. Ky i fundit shkëputet bukur nga e majta, mundohet pasojë në qendër të zonës, por mbrojtësit francezë largojnë në rivënie anësore.

13′ Umtiti provon të nisë me top të gjatë sulmuesin Zhiru, por ky i fundit nuk arrin të kontrollojë topin.

11′ Një tjetër aksion i rrezikshëm i kroatëve me protagonist Perisiç, por sulmuesi nuk ul siç duhet topin.

10′ Striniç kombinon bukur me Perisiç, por ky i fundit në hyrje të zonës gabon në pasim.

8′ Përsëri Kroacia, Rakitiç ia kalon topin në mes të këmbëve Pogbasë dhe nxjerr të lirë Striniç nga e majta, por largojnë mbrojtësit e Francës në këndore.

4′ Nisje e zjarrshme, Kroacia ushtron presion të vazhdueshëm nga krahët.

3′ Kundërsulm i shpejt i Kroacisë, Ivan Perisiç shpërthen bukur nga e majta, por në fund topi largohet në rivënie anësore.

2′ Faullin e parë e shkakton Luka Modriç në sulm ndaj Umtiti.

2′ Kroatët qarkullojnë topin në mënyrë perfekte.

1′ Ka startuar finalja e Kupës së Botës. Kroacia luan topin e parë nga qendra.

Formacionet:

Franca: Loris, Pavard, Varan, Umtit, Lukas, Kante, Pogba, Matuidi, Grizman, Mbape, Zhiru. Trajner: Dider Deshamp.

Kroacia: Subasiç,Vërsaliko, Lovren, Vida, Striniç, Brozoviç, Raktiç, Rebiç, Modriç, Perisiç, Manxukiç. Trajner: Zlatko Daliç.

37173726_2011183498916281_5096646250585915392_n

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"