Video + foto/ Ditët pa futboll, Lorenco Vila i Teutës: Po na duket sikur s’ka jetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 18:19

Video + foto/ Ditët pa futboll, Lorenco Vila i Teutës: Po na duket sikur s’ka jetë

Lorenco Vila është i izoluar në shtëp si çdo futbollist tjetër në këtë situatë ku ndodhet vendi. Mesfushori me tipare sulmuese që ka spikatur këtë sezon me gola vendimtarë për Teutën, tregon në një intervistë për “Panorama Sport” ditët pa futboll, si dhe stërvitjen në këtë kohë  të sikletshme për të gjithë.

lorenco vila

Lorenco, si po i kalon këto ditë pa futboll dhe në kufizim lëvizjeje?
Të them të drejtën, është e vështirë. Sidomos për ne që nuk jemi mësuar të qëndrojmë gjatë pa aktivitet dhe për më tepër të mbyllur. Po mundohem të stërvitem dhe të kaloj kohën duke ndenjur me familjen ose duke luajtur ndonjë lojë në kompjuter.

Sa të mungon fusha?
Normalisht që më mungon shumë. Jam rritur me topin në këmbë dhe këto ditë më duken te vakëta dhe sikur nuk ka jetë. Por shpresojmë që të kalojmë këtë situatë dhe të rinusi loja më e bukur në botë.

konkretisht çfarë programi ndiqni për të mbajtur formën fizike?
Minimumi stërvitem 60 minuta, duke nisur me aerobi dhe kombinim ekuivalent të aktivitetit aerobik të moderuar dhe të fuqishëm. Ushtrime për forcimin e të gjitha grupeve kryesore të muskujve, të paktën deri sa të nis stërvitja, pasi ketë program na ka dhënë stafi teknik dhe duhet ta respektojm. Kjo është për të mirën tonë, për të mbajtur trupin në tonus.
VRAPI REGJIM

Me shpresën se kampionati do të nisi në muajin e ardhshëm, ku e shikoni Teutën në fund të këtij sezoni?
Momentalisht askujt nuk po i shkon mendja për futboll, por unë kam besim se Teuta do arrijë të marrë pjesë në Europë. Pse jo, të mos synojmë dhe Kupën e Shqipërisë.

ZAMIR QYPI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"