VIDEO/ Formacionet dhe golat, ja kush janë të rinjtë e Tiranës që fituan Kupën …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 20:58

VIDEO/ Formacionet dhe golat, ja kush janë të rinjtë e Tiranës që fituan Kupën …

Tirana U19 fitoi për herë të parë në histori Kupën e Shqipërisë për 19-vjeçarët, teksa mposhti Shënkollin U-19 në finalen e zhvilluar në “Air Albania” me rezultatin 3-2.

tirana-kampion-me-u19

Pjesa e parë e ndeshjes ka qenë pothuajse e barabartë, me një dominim të lehtë nga ana e Shënkollit që ka pasur inisiativën duke tentuar t’i afrohet disa herë portës së Tiranës. Ndërkohë që në pjesën e dytë, bardheblutë ishin më superiorë, duke shënuar 3 herë në portën e Shënkollit. Trofeu dhe medaljet për skuadrën fituese u dorëzuan nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Abdyl Kuriu.

TIRANA-SHËNKOLLI 3-2

GOLAT: Uku 60’ (autogol), Elezi 68’, Stafa 87’ / Marku 86’, Hoxha 90+2

Tirana: Kodra; Cici; Malo; Musai; Abazaj; Gjumsi (Nurja); Cejku (Koni); Hasaj (Elezi); Avdiu (Tafa); Bashaj (Sefa); Stafa (C). Trajner: Bledar Devolli.

Shënkolli: Simoni; Hoxha; Pica; Mataliaj; Marku; Kalthi (Martinaj); Marku (C); Ndoj; Daija (Bisha); Djala; Uku (Kolindreu).

Kartonë të verdhë: Avdiu, Stafa, Kodra  / Kalthi, Marku, Pica

Gjyqtarë: F.Lata. L.Koci, R.Mersini (Durrës)

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"