VIDEO/ Forma e jashtëzakonshme, “përbindëshi” Ademi nuk ndalet. Realizon dopietë spektakolare në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 23:02

VIDEO/ Forma e jashtëzakonshme, “përbindëshi” Ademi nuk ndalet. Realizon dopietë spektakolare në kampionat

Albion Ademi po kalon një formë të jashtëzakonshme në kampionatin finlandez. Talenti shqiptar nuk u lejua të grumbullohej me Kombëtaren Shpresa në 2 sfidat e muajit shtator, teksa ka “shfryrë” ditën e sotme me një dopetë të realizuar me fanellën e Mariehamn.

bandicam 2020-09-09 19-39-41-425

Skuadra e tij ishte duke u mposhtur me rezultatin 0-2 në shtëpi, teksa Ademi falë klasit të tij, barazoi shifrat në minutët 61 dhe 71 duke shmangur humbjen. Fillimisht ai shënoi pas një kundërsulmi,  më pas ishte një kryevepër nga distanca e sulmuesit të ri, që vulosi shifrat në 2-2.

12 gola në 13 javë për futbollistin shqiptar, i cili kryeson i vetëm listën e golashënuesve, me 3 gola më shumë se Risk i HJK. Ademi gjithashtu ka asituar edhe 3 herë, ndërkohë që pak ditë më parë u zgjodh lojtari i muajit në Finlandë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"