VIDEO/ “Fluturon shqiponja”, kampion bote me flamurin e Gjermanisë, por Krasniqi futet me këngë shqiptare në ring

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2020 | 13:14

VIDEO/ “Fluturon shqiponja”, kampion bote me flamurin e Gjermanisë, por Krasniqi futet me këngë shqiptare në ring

Robin Krasniqi ka bërë një arritje të madhe, teksa është shpallur kampion bote në Boks për peshat e mesme, duke mposhtur gjermanin Dominik Bozel, në kategorinë WBA.

bandicam 2020-10-11 13-07-49-161

Ndonëse Krasniqi përfaqësohej me flamurin e Gjermanisë, përsëri ai u fut në ring me një këngë shqiptare në sfond. “Kuqezi je ti”, ishte kënga që shoqëronte Krasniqin gjatë futjes në ring.

“Vijmë nga trojet tona. Nuk na ndal dot askush, fluturon shqiponja”, thuhet në testin e këngës, diçka që Krasniqi e ka shumë të qartë në mendjen e tij, duke ditur edhe vështirësitë që ka kaluar për të mbërritur deri këtu.

Boksieri tashmë ka bërë krenarë shumë shqiptarë, pro jo vetëm, pasi me të mund të krenohet edhe gjermanët, duke ditur se përfaqësohet me flamurin e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"