VIDEO/ “Fluturon” Sadiku, sulmuesi shqiptar “kërcënon” seriozisht rekordin e Malagës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 22:50

VIDEO/ “Fluturon” Sadiku, sulmuesi shqiptar “kërcënon” seriozisht rekordin e Malagës

Armando Sadiku shkëlqen sërish në La Liga 2 me Malagën. Sulmuesi kuqezi realizoi golin e dytë për andaluzianët në takimin e javës së 36-ë kundër Zhironës.

sadiku

Sulmuesi i Shqipërisë shfrytëzoi saktë krosimin e shokut të skuadrës duke goditur lehtësisht me kokë në minutën e 49-ë.

Ky është goli i 13-ë sezonal me Malagën në kampionat me Sadikun dhe ndodhet vetëm një gol larg rekordit të më shumë golave të realizuar nga një lojtar i Malagës në një sezon.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"