VIDEO/ Florian Marku i jashtëzakonshëm, mund kundërshtarin për 1 minutë e 50 sekonda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2020 | 0:35

VIDEO/ Florian Marku i jashtëzakonshëm, mund kundërshtarin për 1 minutë e 50 sekonda

I jashtëzakonshëm Florian Marku! Luftëtarit shqiptar i janë dashur vetëm 1 mintutë e 50 sekonda për të mposhtur kundërshtarin anglez Muma Muemba në ring, duke vijuar kështu serinë e rezultateve pozitive, pas një pauze afro 2 vjeçare.

bandicam 2020-11-10 23-04-07-830

“Bisha” shqiptar e nisi menjëherë me vrull ndeshjen dhe vuri përpara kundërshtarin e tij me goditje të forta dhe të befasishme. Marku e hodhi dy herë në tapet, por kundërshtari i tij e vazhdoi dyluftimin. Shqiptari nuk u ndal dhe e rrëzoi për herë të tretë me një goditje të fortë në fytyrë.

marku-6-640x638

Gjyqtari ndaloi menjëherë ndeshjen, pasi kundërshtari i tij nuk po reagonte. Marku vazhdon rekordin e tij të pathyeshmërisë dhe merr fitoren e 7 në 7 ndeshje të dueluara në ring.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"