VIDEO/ Florian Kamberi super impakt në kampionatin skocez, me skuadrën e Aberdinit kurorëzohet si lojtari i ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 19:23

VIDEO/ Florian Kamberi super impakt në kampionatin skocez, me skuadrën e Aberdinit kurorëzohet si lojtari i ndeshjes

Florian Kamberi rikthehet në formën e tij më të mirë. Pas aventurës jo shumë pozitive në Zvicër, sulmuesi shqiptar po bën paraqitje dinjitoze me skuadrën e Aberdinit edhe ndaj Sëlltikut por edhe në sfidën e sotme ndaj Kilmarnokut, ku Aberdin triumfuan minimalisht 1-0.

florian kamberi

Kamberi pas ndeshjes ndaj Kilmarnokut është kurorëzuar si njeriu i ndeshjes, një vlerësim i madh ky për sulmuesin shqiptar pasi ka pak kohë që i është bashkuar skuadrës së Aberdinit dhe është ambjentuar më së miri duke patur një impakt të menjëhershëm me kampionatin skocez. Vlen të theksohet se për Kamberin kjo ishte ndeshja e tretë me fanellën e skuadrës së Aberdinit.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"