VIDEO/ Flamurtari zhgënjen në miqësore, e mposht skuadra e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 9:50

VIDEO/ Flamurtari zhgënjen në miqësore, e mposht skuadra e Kategorisë së Parë

Flamurtari dhe Oriku kanë rikthyer dje në stadiumin e Vlorës më në fund një ndeshje futbolli. Edhe pse ishte thjesht një miqësore, dukej sikur ekipet mezi kishin pritur të luanin në fushë pas dy muajve ndërprerje të aktiviteteve sportive prej pandemisë nga Koronavirusit. Oriku që militon në Kategorinë e Parë fitoi minimalisht 1-0 falë një goli të Kongjonit, ndërsa në pjesën e dytë shpërdoroi edhe një penallti me anë të Çaushajt. Ky test shërbeu për trajnerët Marcelo Troisi dhe Eqerem Memushi për të parë se në çfarë gjendjeje janë lojtarët në prag të rifillimit të kampionatit.flamurtari oriku

Futbollistët vlonjatë stonuan, edhe pse kishin disa mungesa, ndërsa lojtarët e Orikut u treguan më lart fizikisht. Në pankinën e Flamurtarit, përveç Dritan Resulit, u pa edhe braziliani Troisi, i cili ka vetëm pak ditë që ka ardhur në Vlorë pas karantinës në Greqi. Ndërkohë, nga futbollistët brazilianë që janë pjesë e kuqezinjve, u aktivizua vetëm Lukas Ramos.

NDESHJA

Loja nisi me vlonjatët që morën iniciativën në fazën sulmuese, por pa pasur forcën e duhur. Sulmuesi Andi Ribaj u shfaq i rrezikshëm përpara portës së Muhos, por pa arritur të shënojë. Loja ekuilibrohet shumë shpejt, me Orikun që kërkon të reagojë dhe vërë në vështirësi portën e Moçkës. Skuadra e trajnerit Memushi del shpejt në sulm dhe pas insistimit në zonën e Flamurtarit, ia del të kalojë në avantazh vetëm dy minuta para fundit të pjesës së parë. Kongjoni kontrollon bukur një top në zonë dhe nuk fal përballë Moçkës pas goditjes me të majtën.

flamurtar

Pjesa e dytë nisi me një ekuilibër në lojë, ndërsa trajnerët menduan edhe për zëvendësimet. Vlonjatët aktivizuan disa lojtarë nga akademia, por krijuan pak në fazën sulmuese. Mungesa e Sukajt dhe Hoxhajt u ndje jo pak. Ndërsa në minutën e 87- të, pas një ndërhyrjeje të parregullt brenda zonës, akordohet penallti për Orikumin.

Mirëpo, mesfushori Albano Çaushaj nuk mundi ta shndërronte dot në gol 11-metërshin, duke goditur jashtë. Rastet ishin të pakta, megjithëse të dyja skuadrat e kërkuan golin gjatë gjithë 90 minutave. Trajnerët morën atë çfarë deshën nga testi dhe tashmë kanë shansin të korrigjojnë me skuadrat.

fla ori (1)

Momenti i penalltisë së humbur nga Çaushaj:

 

Enriko Gabaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"