VIDEO/ Flamurtari reagon ndaj vendimeve të arbitrave: Asnjë nga këto penallti nuk do na kishin dhënë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2020 | 11:43

VIDEO/ Flamurtari reagon ndaj vendimeve të arbitrave: Asnjë nga këto penallti nuk do na kishin dhënë

Pavarësisht se Flamurtari ndodhet në një gjendje shumë të keqe dhe është vendin e fundit, më një këmbë në Kategorinë e parë, vlonjatët po respektojnë kampionatin, teksa në ndeshjet e fundit kanë treguar edhe paraqitje shumë të mira.

FLL

Në 3 ndeshjet e fundit Flamurtari ka marrë një humbje nga Tirana, dhe 2 barazime me Bylisin dhe Teutën. Në të 3 këto ndeshje kuqezinjtë kanë treguar paraqitje shumë të mira, teksa me Teutën, rastet ishin të shumta, ku mund të thuhet se Flamurtari e meritoi edhe fitoren.

Megjithatë vlonjatët janë të penalizuar nga vendimet e arbitrave, teksa pikërisht për këtë arsye klubi ka postuar edhe disa video në “Instagram” ku shkruhet: “Disa penallti të dhëna kundër Flamurtart.

E themi me bindje të plotë, në qoftë se këto raste do të ishin në favor të Flamurtari, asnjë nga këto nuk do të akordohej si 11 m”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"