VIDEO/ Flamurtari në pikë të hallit, Vllaznia merr 3 pikë të arta në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2019 | 18:27

VIDEO/ Flamurtari në pikë të hallit, Vllaznia merr 3 pikë të arta në Vlorë

Vllaznia ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 1-3 në sfidën e zhvilluar në Vlorë, duke zhytyr në një krizë të thellë vlonjatët e Sadedinit, të cilët rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria.

 

bandicam 2019-10-23 16-48-03-448

Në 8 javë kampionat Vllaznia e Mirsad Jonuz ka arritur të sigurojë 12 pikë, ndërkohë që vlonjatët e Sadedinit vetëm 2 pikë.

bandicam 2019-10-23 16-45-09-216

Fitore tepër e rëndësishme për skuadrën e Mirsad Jonuz, që më triumfin e sotëm, u ngjit momentalisht në vendin e 2-të, me 15 pikë, po aq sa Teuta e vendit të dytë.

 

bandicam 2019-10-23 16-33-00-211

Kruja, Krymi dhe Da Silva ishin autorët e golave për shkodranët, ndërkohë që për Flamurtarin shënoi Sukaj. Vlonjatët luajtën 1 pjesë me 10 lojtarë pas daljes së Deliajt me karton të kuq! Në sfidën e radhës kuqezinjtë do të presin Skënderbeun, ndërkohë që Vllaznia është mysafrire në Laç!

FT: FLAMURTARI-VLLAZNIA 1-3

Sukaj 34′ / Kruja 32′, Krymi 72′ , Da Silva 90+3′  

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi!

90+3′ GOOOOL VLLAZNIA 1-3/ Shënon edhe braziliani Da Silva, duke hipotekuar fitoren e shkodranëve! 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

89′ Provojnë të surprizojnë vlonjatët me një goditje dënimi, por grushton portieri Sherri, që largon rrezikun!

86′ Ramadani i kishte të gjitha mundësitë të shënonte, por gabon, duke gjuajtur jashtë kuadratit.

80’ Goditje nga këndi për Flamurtarin, Sherri grushton me vështirësi dhe largon topin.

77′ Tjetër zëvendësim te Flamurtari, largohet Ribaj, në fushën e lojës, Vatnikaj!

74′ Gurishta ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar!

72′ GOOOOL VLLAZNIA 1-2/ Shkodranët sërish në avantazh. Realizon mesfushori Krymi pas një skeme të ekzektuar mjeshtërisht nga kuqeblutë! Në festë skuadra e Mirsad Jonuz! 

70′ Zëvendësim tjetër te Vllaznia, largohet Gligorov, në lojë Shehi!

66′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Rrapaj, vendin e tij e zë Vrapi.

64′ Ribaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Krymit.

60′ Kërkuese Vllaznia në këto minuta, provon Ramadani, por topi devijohet në goditje nga këndi!

59′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Sukaj, vendin e tij e zë Çelaj!

58′ Pranë golit Vllaznia me Shtubinën, i cili del i vetëm brenda zonës dhe provon me një gjuatje, por jashtë kuadratit. Gjyqtari sinjalizon për pozicion jashtë loje.

56′ Zëvendësim në radhët e Vllaznisë, largohet kapiteni Lika, vendin e tij e zë Bardulla!

54′ Ndëshkohet Ramadani me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë!

50′ Kruja lëviz bukur nga e majta, provon të futet në zonë, por futbollistët e Flamurtarit largojnë rrezikun në këndore.

48′ Shkodranët hidhen në sulm në kërkim të golit të dytë! Mbrohen mirë futbollistët vlonjatë!

46′ Starton pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

44′ Flamurtari me 10 lojtarë, mbrojtësi Deliaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë! Gjyqtari Beqiraj nuk e fal!

38′ Pranë golit të dytë Flamurtari me Ribajn, i cili provon me një gjuajtje brenda zonës, por topi shkon mbi kuadrat.

35′ Deliaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar!

34′ GOOOOL FLAMURTARI 1-1/ Zgjat vetëm 2 minuta festa e shkodranëve, Sukaj realizon golin e barazimit! Aksion i shpejtë me kombinime i vlonjatëve, gjuajtje e Hoxhajt që shkon drejt portës e aty është Sukaj i cili e shtyn në rrjetë e më pas nuk feston. 

32′ GOOOOL VLLAZNIA 0-1/ Zhbllokohet sfida, Kruja kalon në avantazh shkodranë! Pas një depërtimi të Gligorov, ky i fundit shërben për Krujën që me portë të boshatisur nuk fal! 

30′ Lika provon me një gjuajtje nga distanca, topi shkon mbi kuadrat.

27′ Ndizet disi sfida, vlonjatët provojnë të shënojnë! Gocaj lëshon një predhë nga distanca, gjuajtja shkon mbi kuadrat!

23′ Pranë golit Vllaznia! Zogaj depërton bukur nga e djathta, provon të shërbejë për Shtubinës brenda zonës, por nuk arrin të devijojë futbollisti shkodran.

16′ Ribaj provon nga distanca, por topi shkon mbi kaudrat.

15′ Minuta të qeta, skuadra qarkullojnë topin në mesfushë, shkodranët shfaqen më kërkues!

10’ Harkim nga e djathta e sulmit të Vllaznisë, topi shkon në zonë ku Moçka del dhe kontrollon qetësisht.

5′ Rast i rrezikshëm në portën e Vllaznisë, pas krosimit nga e majta, gjuan Zeqaj me kokë, por kontrollon portieri Sherri.

3′ Shkodranët pretendojnë për 11-metërsh, pas rrëzimit të Zogajt brenda zonës, por ndërhyrja e Gocajt ishte mëse e rregullt.

2′ Vllaznia e nis në sulm ndeshjen! Lika harkon nga e djathta, del Moçka, i cili grushton, provojnë sërish shkodranët, por jashtë kuadratit.

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Flamurtari: Moçka, Pjeshka, Zeqaj, Gocaj, Deliaj, Muçollari, Nebiohu, Rrapaj, Hoxhaj, Sukaj, Ribaj.
Trajner. Dritan Sadedini

bandicam 2019-10-23 15-49-59-849

Vllaznia: Sherri, Gligorov, Malota, Gurishta, Godfrei, Kruja, Krymi, Ramadani, Zogaj, Shtubina, Lika.
Trajner. Mirsad Jonuz

bandicam 2019-10-23 15-49-21-848

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"