VIDEO/ Flamurtari mposht Kukësin, fitore me “aromë” Europe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2018 | 22:47

VIDEO/ Flamurtari mposht Kukësin, fitore me “aromë” Europe

Ka përfunduar takimi mes Kukësi dhe Flamurtarit që u luajt në Kamëz. Vlonjatët kanë arritur të fitojnë me rezultatin 1-2.  Ka qenë Veliu ai që ka hapur takimin në minutën 39-të dhe më pas Danilo Avlesh ka dyfishuar në të 45-tën.

bandicam 2018-11-02 15-53-37-918

Pjesa e parë ka qenë mjaft e luftuar dhe me raste nga të dyja ekipet. Edhe e dyta nuk zhgënjeu. Skuadrat zhvilluan një lojë mbi mesataren. Spehar shënoi menjëherë në minutën e 49-të, por rezultoi që ishte goli i fundit i takimit. Flamurtari ngjitet në vendin e katërt me këtë fitore në kuotën e 18 pikëve, 1 më pak se kuksianët.

 

 KUKËSI-FLAMURTARI 1-2

Spehar 49′ / Veliu 39′, Danilo Alvesh 45′

KOMENTI

90+4 Përfundon takimi. 

90′ 4 minuta shtesë nga gjyqtari i katërt.

90’ Shameti kroson në zonë, Veliu largon i rrethuar nga 2 sulmues të verilindorëve.

89’ Krosim i ardhur mirë nga e djathta me kuksianët që janë tashmë të gjithë përpara. Shameti provon me kokë dhe topin kalon ngjitur me traun e Koliçit.

86′ Tension në fushë. Vlonjatët përplasesn me kuksianët për shkak të një faulli të pretenduar nga verilindorët  që arbitri nuk e dha. Sokoli afron Useinin dhe Shafik që nisën të konfrontoheshin dhe u tregon të dyve të verdhin.

85’ Krosim i mirë nga e majta e sulmit të Kukësit. Franc Veliu është i lirë po komplikon gjithçka duke e dërguar në goditje nga këndi.

82’ Daja ndërhyrn përsëri me zëvendësim. Largohet Mustafa, në fushë Albi Alla i cili rikthehet pas dëmtimit të gjatë.

78’ Dy goditje nga këndi rradhazi për kuksianët, por nuk sjellin rrezik. Vlonjatët nën presion, por administrojnë mirë.

77’ Ndërhyrje me kohë vonesë e Argjent Mustafës në mesfushë, ndëshkohet me të verdhë.

75’ Ndërhyrje e rrezikshme e Krasniqit me te dyja këmbët. Olsi Sokoli i tregon menjëherë të verdhin.

75’ Largohet Andi Ribaj për vlonjatët. Në fushë është një mbrojtës,Arbër Beqaj

71’ Vjen kartoni i parë i ndeshjes, është për Siljanovskin i cili bën një faull ndaj Zguros.  

64’ Largohet Danilo Alvesh, në fushë Alesio Hyseni.

57’ Çfarë humbet Bushiç. Danilo Alvesh dhe Kotobelli kombinojnë mes tyre dhe shastisin mbrojtjen kukesiane. Kotobelli kroson mirë nga e majta dhe Bushiç nuk ka shënjestren e duhur edhe pse ishte i pashqetësuar.

Rasti i Bushiç on Vidnews.

56’ Bushiç lufton fortë në mesfushë, arrin të dal fitues dhe udhëheq një top drejt portës, pason për Danilo Alveshin, por Frashëri është më i shpejtë.

49’GOOL. Aksion i rrjedhshëm i verilindorëve. Uillian kroson në zonë dhe Sephar është aty i harruar nga mbrotjësit vlonjat. Godet me kokë dhe Koliçi nuk arrin të grushtojë.

gol i Kukesit on Vidnews.

 

46’ Dy lëvizje te Kukësi, largohet E’themi në vend të tij Kalaja. Gjithashtu largohet edhe Limaj, në fushë Spehar. Ndërkohë vlonajtët nuk bëjnë asnjë lëvizje.

45’Rinis takimi topin e parë e shkelmojnë vlonjatët.

PJESA E DYTË

45+2’ Përfundon pjesa e parë.

45’ Dy mintua shtesë nga gjyqtari.

45’ GOOL. Kundërsulm i vlonajtëve pas një rast të patër të Rexhinaldos, Alvesh merr topin, pason te Bushiç dhe ky i fundit ia kthen brazilianit i cili tregohet gjakftohtë përpara portës.

Gol i Flamurtarit, Danilo Alvesh on Vidnews.

39’GOOOL. Shënon Franc Veliu për vlonjatët. Krosim i Torasës nga faulli, provon me kokë Bushiç, topi përfundon te Veliu, i cili me 2 tentativa e çon topin në rrjetë

gol Flamurtari, Veliu on Vidnews.

35’ Aksion i gjatë i vlonjatëve që nisi me një goditje dënimi. Useini ka stopuar një top ka goditur drejt portës, por ka qenë shumë e lehtë. Frashëri kontrollon lehtësisht.

32’ Manovër e mirë e Kotobellit nga e majta që depërton mirë, kroson por Shameti është pozicional. Bushiç po priste nga prapa…

28’ Pollozhani rrezikon të verdhin pas ndërhyrjes ndaj Rexhinaldos. Ky i fundit i numëron ndërhyrjet kryesorit Sokoli, por qëndërmbrojtësi ia hedh paq.

25’ Goditje dënimi për Kukësin, kroson Zguro drejt zonës, gjen Cuculin me kokë, por mbrojtësi nuk ka shënjestrën e duhur.

17’ Dëmtim i Danilo Avleshit, por futbollisti jep “OK” se mund të vazhdojë.

13’ Rasti i artë për Flamurtarin, por Maliqi bëhet shpëtimtar. Torasa kalon mirë nga e djathta, kroson në zonë dhe përpara se Bushiç ta shtynte në rrjetë ndërhyn mbrojtësi i Kukësit.

Rasti i Flamurtarit on Vidnews.

12’ Moment pasigurie në zonën vlonajte. Pas një krosimi nga goditja e këndit Koliçi është i pasigurt por e kap topin në 2 kohë.

11’ Ndalon loja për një moment, Stivi Frashëri ndërron fanellën pasi ishte e përafërt me atë të lojtarëve të Flamurtarit.

8’ Zguro kroson mirë nga e majta, por topi gjen duart e Koliçit.

6’ Zbritje e mirë e Kukësit nga e djathta me Maliqin, del fitues në një duel me Useinin dhe mund të ishte në pozicion të mirë drejt portës, por arbitri akordon faull në favor të vlonjatëve.

1′ Starton sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Shameti, Cuculi, Zguro, E’themi, Limaj, Kardeio, Shkodra, Tigruxha, Uilliam, Rexhinaldo
Trajner: Armando Cungu

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Useini, Mustafa, Ribaj, Torasa, Alvesh Bushiç
Trajner: Ilir Daja

form

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"