VIDEO/ Flamurtari gjen më në fund fitoren, 3 pikë të vlefshme në Lushnjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 17:49

VIDEO/ Flamurtari gjen më në fund fitoren, 3 pikë të vlefshme në Lushnjë

Flamurtari ia doli të sigurojë 3 pikë në sfidën e javës së 29-të në Kategorinë Superiore, në transfertë përballë Lushnjës. Nga një gol për secilën pjesë, shërbeu për skuadrën e Duros, që të marrë një fitore më shumë për aspektin psikologjik.

Capture

Nedeljkoviç në pjesën e parë, dhe Useini në minutat e fundit të së dytës, shënuan për vlonjatët, në stadiumin “Roza Haxhiu”. Ndërkohë, për Lushnjën, kjo ishte humbja e 11-të radhazi.

 

Lushnja-Flamurtari 0-2

Gol: Nedeljkoviç 40′, Useini 87′

 

KOMENTI

Mbyllet takimi. Lushnja-Flamurtari 0-2

90′ 3 minuta shtesë.

87’ GOOOL Useini gjen golin e dytë për vlonjatët, me portën e boshatisur.

83’ Për lagunarët, largohet Alushi. Në lojë Haxhiu.

81’ Largohet Deliaj, në lojë Muharem tek vlonjatët.

78’ Zëvendësimi i dytë i Gjylës. Çela në vendin e Branicës.

73’ Tunkara largohet nga fusha e lojës. Futet Zhufo.

64’ Largohet Hoxhaj tek vlonjatët, futet Useini.

52’ Gjyla kryen zëvendësimin e parë, Koreshi në vendin e Ruços.

49’ Me 10 vetë Lushnja, ku Marku ndëshkohet me karton të kuq, për ndërhyrje të parregullt ndaj Hoxhajt.

46′ Nis pjesa e dytë e sfidës.

Mbyllet pjesa e parë. Lushnja-Flamurtari 0-1

40’ GOOL Nedeljkoviç. Flamurtari gjen golin pas një aksioni të rrjedhshëm. Tunkara shpërthen në krah, shërben në qendër dhe

26’ Flamurtari gjen sërish golin, por arbitri ndërhyn duke dhënë faull në zonën e Lushnjës, në favor të portieri Bejte.

18’ Rast i mirë për Sefën, që godet, por pa shënjestrën e duhur për të gjetur kuadratin.

12’ Tunkara ka një rast për vlonjatët, por goditja e tij lë për të dëshiruar.

8’ Krosim në zonin e lushnjarëve, shënon Pollozhani, por arbitri akordon pozicion jashtë loje.

1′ Nis takimi.

 

Lushnja: Bejte, Magani, Premçi, Marku, Ruço, Alushi, Gava, Branica, Papa, Mone, Sefa. Trajner. Ilir Gjyla


Flamurtari: 
Nurkovic, Bicaj, Pollozhani, Delija, Siljanovski, Sidibe, Hoxhaj, Zuka,  Nedjelkovic , Musta, Tunkara. Trajner: Shpëtim Duro.
Gjyqtarë: Olsi Sokoli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"