VIDEO/ Flamurtari “dorëzon armët”, Laçi bën ligjin në Vlorë dhe rikthehet te fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 0:13

VIDEO/ Flamurtari “dorëzon armët”, Laçi bën ligjin në Vlorë dhe rikthehet te fitorja

Laçi rikthehet te fitorja në kampionat, teksa mposhti Flamurtarin me rezultatin 1-3, në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Një triumf tepër i rëndësishëm për skuadrën e Armando Cungut, pas 2 disfatash radhazi. Ndërkohë që vlonjatët me këtë humbje duket se kanë venitur përfundimisht shpresat për një mrekulli të mundshme për sa i përket mbijetesës.

bandicam 2020-02-22 15-52-33-062

Nuabueze dhe Xhixha ishin autoret e golave për skuadrën e Laçit. Kujtojmë që Xhixha realizoi dopietë, në minutat 23 dhe 55. Ndërkohë që Ribaj realizoi golin e nderit për Flamurtarin në minutën e 80-të.

bandicam 2020-02-22 15-14-31-480

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, teksa kanë hedhur në fushë lojtarët më të mirë të mundshëm që kanë në dispozicion.

FT: FLAMURTARI – LAÇI 1-3

Ribaj 80′ / Nuabueze 20′, Xhixha 23′, 55′   

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ Rrapaj lëshon një predhë nga distanca me të djathtën, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri Stazhilla.

86′ Pranë golit të dytë Flamurtari me Harunin, por gjuajtja e futbollistit shkon jashtë kuadratit.

80′ GOOOOOL FLAMURTARI 1-3/ Vlonjatët ngushtojnë diferencën me anë të Ribajt, i cili nuk fal brenda zonës, stopon topin me gjoks, gjuan bukur me të djathtën, duke mposhtur portierin Stazhilla. 

77′ Pranë golit të katërt Laçi me Nuabuezen, i cili shpërthen bukur duke fituar duelin me Qarrin, por gjuajtja ka shkuar në rrjetën e jashtme.

70′ Trajneri Cungu kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha Greca, në lojë Vecaj.

67′ Zëvendësim i tretë te Flamurtari, largohet Vrapi, vendin e tij e zë Haruni.

63’ Është vendosur qetësia në lojë. Flamurtari i pafuqishëm të reagojë edhe pse kundërshtari është më një lojtar më pak.

58′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Kreshpa, vendin e tij e zë Rrapaj.

55′ GOOOOOL LAÇI 0-3/ Kurbinasit shënojnë golin e tretë me 10 lojtarë. Nuabueze jep një asist fantastik për Xhixhën, i cili nuk fal përballë Moçës, teksa feston si Kristiano Ronaldo. 

53′ Provon Ribaj me një goditje nga afro 20 metra, topi shkon ngjitur me shtyllën e Stazhillës.

51′ Laçi me 10 lojtarë. Turkaj ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar në hyrje të zonës ndaj brazilianit Karlos Henrike, i cili ishte dhe lojtari i fundit.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Flamurtari rrezikon me Vrapin, i cili provon me të majtën, topi kalon gjithë pasqyrën e portës, por nuk devijohet nga askush.

42′ Dyluftim në zonë mes Gjonit dhe Ribajt, vlonjtët pretendojnë për 11-metërsh, por nga pamjet duket qartë që mbrojtësi i Laçit ka larguar topin dhe nuk kemi të bëjmë me faull brenda zonës.

36′ Tjetër rrezik në portën e kurbinasve, me protagonist Ribajn, që devijon me kokë një top të harkuar nga e djathta, por pa problem për portierin Stazhilla, i cili kontrollon lehtësisht.

34′ Flamurtari kundërpërgjigjet me Ribajn, i cili provon me të djathtën në hyrje të zonës, por tentativa e tij nuk ishte e saktë, duke shkuar jashtë kuadratit.

33′ Moçka shpëton Flamurtarin nga pësimi i golit të tretë pas tentetivës së rrezikshme të Rapos nga jashtë zonës me të majtën, topi devijohet nga portieri vlonjat në këndore.

28′ Ignjatoviç prek topin me dorë jashtë zonë, por gjyqtari nuk e vë re teksa loja vazhdon, protestojnë vlonjatët.

26′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Kreshnik Nebihu, i cili bëri dhe gafën te goli i dytë, në fushë Muçollari.

23′ GOOOOOL LAÇI 0-2/ Tjetër gabim në mbrotje. Kësaj here ishte Nebiu i cili i dhuron një top Xhixhës, i cili nuk fal duke dyfishuar shifrat. Tronditen vlonjatët. 

19′ GOOOOOL LAÇI 0-1/ Zhbllokohet sfida. Nuabueze kalon në avantazh kurbinasit. Sulmuesi godet bukur me të djathtën në afërsi të pikës së penalltisë duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Moçka. 

15′ Greca shkarkon të majtë nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit. Kurbinasit kërkojnë me ngulm golin e avantazhit.

12′ Nuabueze shpërthen bukur nga e djathta, shërben për Xhixhën brenda zonës, por gjuajtja e këtij të fundit devijohet në këndore.

10′ Shehu është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ramos në mesfushë.

9′ Nuabueze shkakton faull në sulm, gjatë një dyluftimi shpejtësie me portierin Moçka.

7′ Provon të kundërpërgjigjet Flamurtari, me anë të Ribajt, por gjuajtja e sulmuesit devijohet dhe shkon në këndore.

5′ Deliu provon me një gjuajtje të rrezikshme nga goditja e dënimit, topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë të portës së Moçkës.

3′ Pranë golit Laçi, por largojnë në momentet e fundit futbollistët e Flamurtarit, të cilët më pas shkaktojnë një faull në hyrje të zonës.

1’Ka startuar sfida në Vlorë.

FORMACIONET ZYRTARE:

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Nebihu, Qarri, Muçollari, Vrapi, Henrike, Lukas Ramos, Kreshpa, Hoxhaj, Oliveira, Ribaj. Trajner: Marçelo Troisi

Flamurtari

LAÇI: Stazhilla, Deliu, Ignjatovic, Gjoni, Turkaj, Rapo, Shehu, Lushkja, Greca, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.

Laci

GJYQTAR: Kreshnik Cjapi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"