VIDEO/ Flamurtari bën surprizën në Ballsh, penalltia e humbur nga Hidi i kushton rëndë Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 0:14

VIDEO/ Flamurtari bën surprizën në Ballsh, penalltia e humbur nga Hidi i kushton rëndë Bylisit

Flamurtari bën surprizën në Ballsh, teksa i merr një barazim shumë të rëndësishëm Bylisit brenda në shtëpi.

bandicam 2020-02-29 15-57-44-695

Një ndeshje shumë e bukur u zhvillua në stadiumin “Adush Muça”, ku ekipet tentuan disa herë të gjenin golin, por nuk ia dolën.

Madje në minutën e 34’, Bylisi kishte mundësinë të kalonte në avantazh, por Hidi u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e dytë në krahasim me atë të parën, ishte disi më e qetë me të dyja ekipet që ishin më të kujdesshme.

 

Komenti live:

Mbyllet takimi!

Akordohen 5 minuta shtesë!

87’ Pretendojnë për penallti vendasit për prekje të topit me dorë nga lojtarët e Flamurtarit, por pamjet tregojnë qartë se topi është përplasur në fytyrën e lojtarit vlonjat.

82’ Dalje e gabuar nga Moçka i cili nuk ia del kapë topin, por sfera largohet nga mbrojtësit vlonjat në goditje këndi.

80′ Bylisi i gjithi në sulm për të gjetur golin. Ballshiotët duan fitoren me çdo kusht sot.

75’ Mundësi e mirë për Bylisin, që fiton një goditje dënimi pranë zonës së Flamurtarit. Kroson Murataj, por topi shkon në duart e Moçkës.

70’ Rrezikon përsëri Bylisi me Ujkën këtë herë, por sfera e goditur nga lojtari shkon jashtë kuadratit të portës.

65’ Aksion i rrezikshëm për Flamurtarin me Ribajn që niset në të majtë, por ndalon aksionin Shkalla në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

56’ Nuk ndalojnë së rrezikuari ballshiotët, të cilët i afrohen përsëri golit me anë të Ntephe, i cili bllokohet nga mbrojtja vlonjate.

54’ Flirton me golin Bylisi. Guindo ka një rast të shkëlqyer në këmbët e tij, por dy gjuajtjet e tij ndalen nga mbrojtësit kundërshtar dhe më pas nga portieri Moçka.

51’ Kundërpërgjigjet Bylisi, teksa Bicaj provon rrezikshëm me kokë, por topi shkon jashtë.

50’ Provon Flamurtari me Oliveira, i cili provon me një gjuajtje të bukur, por bllokohet nga mbrojtja kundërshtare.

45′ Ka nisur pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

50’ Pranë golit Flamurtari me Andi Ribajn, por gjuajtja e këtij të fundit ndalohet nga Silvester Shkalla.

49’ Pretendojnë për penallti miqtë, pas një prekje të topit me dorë nga Mëllugja, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari që vazhdon lojën.

45′ 5 minuta shtesë akordohen, për shkak të ndalesave që ndodhën gjatë lojës.

39’ Çfarë rasti për Guindo, i cili pas një pasimi perfekt të marrë shfaqet përballë me portierin, por gabon në momentin e fundit, duke e përplasur topin në trupin e kundërshtarit.

34’ Mundësi e artë shënimi për Bylisin, të cilët fitojnë një penallti. Por nga pika e bardhë e 11-metërshit tregohet i pa saktë Isli Hidi, i cili godet tranversën.

33′ Futet Haruni në vendin e Ramos që u nis në drejtim të spitalit.

28’ Përplasje e frikshme mes Goxhajt dhe Ramos, me të dy lojtarët që në një dyluftim për top në ajër kanë pasur një përplasje. Kanë marrë goditje të rëndë, teksa janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit.

25′ Rrezikon Mocone, i cili kërkon të surprizojë portierin Moçka me një gjuajtje nga goditje dënimi, por është i vëmendshëm portieri i vlonjatëve.

20’ Pranë golit Flamurtari! Ribaj gjuan bukur me kokë pas një krosimi perfekt të marrë nga krahu i majtë, pot topi shkon jashtë kuadratit të portës ballshiote.

18’ Provon sërish Bylisi me Mocone këtë herë, i cili humbet ekuilibrin në zonën kundërshtare ku pretendon edhe për një 11-metërsh.

14’ Mundësi e artë shënimi për Bylisin me Bajramaj, i cili i gjendur përballë portierit gjuan lehtë dhe Moçka ndalon gjithçka.

10’ Murataj dërgon një top të rrezikshëm në zonën e rreptësisë, por del Moçka aty dhe mbyll gjithçka. Sfidë e qetë deri në këto momente.

5′ provon Bylisi me Mocone, i cili godet një top me kokë, por ndalet nga mbrojtja vlonjate.

2’ Rrezikon Flamurtari me Ramos, teksa ky i fundit provon me një gjuajtje , por topi shkon jashtë.

Ka nisur sfida!

Formacionet zyrtare:

Bylis: Hidi, Viçente, Bicaj, Shkalla, Goxha, Bajramaj, Mëllugja, Murataj, Ntephe, Mocone, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Qarri, Muçollari, Vrapi, Henrike, Lukas Ramos, Kreshpa, Hoxhaj, Oliveira, Ribaj. Trajner: Marselo Troisi.

89092617_2766986823418725_634380319025266688_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"