VIDEO / Fjuri është i pandalshëm, mposht me KO Uajt në raundin e 6 dhe mbron titullin e peshave të rënda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2022 | 23:55

VIDEO / Fjuri është i pandalshëm, mposht me KO Uajt në raundin e 6 dhe mbron titullin e peshave të rënda

Tajson Fjuri ka mbrojtur titullin kampion të peshave të rënda për ËBC duke hedhur në tapet rivalin e tij, Dilan Uajt në raundin e 6 në një ndeshje spektakolare në Uembli.

sdfdsfsdfsdfsdf

Dy boksierët britanikë përballeshin përpara 94 mijë tifozëve të pranishëm në arenën e improvizuar në stadiumin legjendar ndërsa ishte Fjuri ai që e nisi shumë më mirë sfidën. Ai kontrolloi kundërshtarin dhe herë pas herë i jepte goditje, duke krijuar një avantazh pikësh.

Në momentin kur Uajt vendosi t’i afrohej, Fjuri i lëshoi një goditje të fortë nga poshtë në nofull, duke e hedhur në tapet kundërshtarin. Kjo bëri që gjyqtari të ndërpriste sfidën dhe të deklaronte fitoren e Fjurit.

Kështu, ai çoi bilancin e tij të ndeshjeve në 32 fitore e 1 barazim, duke qenë i pamposhtur për peshat e rënda. Një arritje e jashtëzakonshme për boksierin britanik që është ndeshur dhe ka mposhtur disa nga emra më të njohur të boksit botëror.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"