VIDEO/ Fjuri dominon dhe mposht Uajlderin, britaniku rikthehet kampion bote

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 10:49

VIDEO/ Fjuri dominon dhe mposht Uajlderin, britaniku rikthehet kampion bote

Tajson Fjuri është kampioni i ri i botës në peshën e rendë, pas fitores që mori ndaj Deontei Uajlder, me KO teknik, në raundin e shtatë, një përballje që u zhvillua në Las Vegas.

fury

Fjuri e ka merituar këtë fitore dhe ka dominuar ndaj Uajlder, që pësoi humbjen e parë në karrierë.

Boksieri britanik e ka dominuat këtë sfidë në të 7 raundet, teksa e hedhur dy herë në tapet kundërshtarin. Fjuri ishte dinamik dhe agresiv, ndërsa kundërshatri i tij, i lodhur dhe jo në formë.

Uajlder kështu ka dorëzuar titulin te Fjuri, i cili nuk mori asnjë dëmtim në një sfidë që dhuroi spektakël për shikuesit.


/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"